"Thirrjet e nënave” reagon për vizitën e serbëve të Gjakovës

Gjakovë, 29 gusht - Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë ka reaguar të dielën, një ditë pas vizitës së disa dhjetëra qytetarëve serbë në Komunën e Gjakovës.
“Më 28 gusht, në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kur familjarët e Komunës së Gjakovës dhe të gjitha komunave të Kosovës këtë ditë ishim në Prishtinë, kemi ripërtëritur fotot e më të dashurve tanë në rrethojat e Kuvendit të Kosovës. Po në këtë ditë kur familjarët e të pagjeturve i përkujtojmë më të dashurit tanë të rrëmbyer e të zhdukur nga pushteti i organizuar serb, bashkësia ndërkombëtare ua mundësoi vizitën ish-serbëve të Komunës së Gjakovës për meshë në Kishën e Gjakovës. Për ne familjarët e të pagjeturve të kësaj komune është provokimi i dytë që na bëhet nga vizita të tilla, kur dihet që të gjithë serbët që kanë jetuar në Komunën e Gjakovës gjatë luftës të gjithë kanë qenë të mobilizuar dhe të armatosur”, thuhet në
reagimin e shoqatës “Thirrjet e nënave” të nënshkruar nga kryetarja e saj Nysrete Kumnova.
“Familjarët e të pagjeturve i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, që vizita të tilla të mos lejohen t’i bëhen kësaj komune, duke ditur që Komuna e Gjakovës është ndër komunat më të lënduara gjatë luftës në Kosovë, me 750 të vrarë dhe 726 të zhdukur”, thuhet në reagim. “Ne familjarët e të pagjeturve do t’i presim në mënyrë radikale pasi që nga askush nuk kursehen dhembjet tona shpirtërore për më të dashurit tanë të rrëmbyer, të vrarë e të zhdukur”.
“Kjo do të jetë vërejtja e fundit për kryetarin e kësaj komune, institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, ka përfunduar reagimi i shoqatës që tubon gra që kanë humbur të dashurit e tyre në luftën e fundit në Kosovë.