E Diel, 1 Nëntor 2026

Thoma Miço: Bollano e ktheu “Omonian” në shtëpi personale

 

Anëtari i “Omonia”-s, Thoma Miço, i përgjigjet akuzave të dy ditëve më parë të kryetarit Vasil Bollano mbi përçarjen e kësaj organizate. Një ditë pasi kreu i Bashkisë së Himarës e cilësoi takimin e këshillit të përgjithshëm si mbledhjen e një bande të veshur me pushtet, Miço theksoi se nën drejtimin e Bollanos kjo organizatë humbi kontaktet me minoritetin grek dhe u kthye në një mjet personal të tij. Gjatë një konference për shtyp, ish-kreu i Inspektoratit të Punës, i larguar nga ky post pas debateve me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha se, “e ndoqa konferencën e zotit Bollano në media. Gjatë gjithë konferencës ai ishte shumë i irrituar dhe fliste me një fjalor apolitik dhe jo fort të gjetur. Me një fjalor që ne nuk e përdorëm në takimin tonë”. Sipas tij, “e vërteta është që shtëpia e popullit nuk është dhunuar nga ne, por ajo është dhunuar nga vetë Bollano. Kjo, pasi ai me kohë kishte hequr bravën e popullit nga zyrat e ‘Omonia’-s dhe kishte vënë në to bravën e tij personale. Ndërsa ne vumë bravën e popullit dhe madje i dhamë edhe atij një çelës për të hyrë edhe ai në këto zyra si një njeri i zakonshëm”, tha Miço. Duke komentuar etiketimin që i bëri Bollano mbledhjes së fundjavës nën drejtimin e Spiro Kserës, Miço tha se, “ky është një paralelizëm banal prej tij. Në kohën kur është formuar shoqata politike ‘Omonia’, Bollano nuk dihej se ku ishte, madje ai as në Himarë nuk ishte”. Një ditë më parë përmes një konference për mediat, kryetari i “Omonia”-s, Vasil Bollano, i cilësoi si të pavlefshme vendimet e dy ditëve më parë të marrë nga kjo shoqatë, në të cilën kërkohej dorëzimi i mandatit të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.             sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›