Bah, më lehtë dëgjon që ka arinj polarë në Jupiter!
Pas Vlores, rreziku po i kanoset Durresit, për ndertimin e një Termocentrali me qymyr. Nuk dimë nëse duhet t’i zemë më besë Kryeministrit se ai çfarë thotë sot e mohon nesër, por nëse është e vërtetë, kjo është shqetësuese. Vlora dhe Durresi janë qytete që thithin shumë turistë dhe pushues dhe nuk janë të përshtatshme për këto lloj industrish. Vetëm nëse Berisha ka ndonjë mendje që ta shkatërrojë rivierën e Jonit që të përqendrojë turizmin në pjesën e Adriatikut në veri të vendit, por edhe në qoftë kështu, kjo bie ndesh me strategjinë në infrastrukturë. Pse po ndërtohet Durrës-Kukës nëse keni ndërmend ta qelbni dhe Durrësin dhe bregdetin jugor më keq nga ç’e keni qelbur deri tani?
Vetëm pse italianëve u bie lirë transporti? Vetëm pse Berluskoni mund të mbështes sëmundjen gjenetike të Berishës për pushtet me çdo kusht?
Më gjeni një arsye pse pushtetarët tane duhet t’i japin "ok" çdo propozimi të bere nga fqinjet tane? Dhe më e habitshmja është pa kërkuar asgjë në shkëmbim. Në të dy vendet që në u bëjmë lëshime të njëpasnjëshme ekonomike, kemi qindra mijëra emigrantë. Pse e thotë ndonjëherë ndonjë fjalë për më shumë të drejta për ta Kryeministri? Bah, më lehtë dëgjon që ka arinj polarë në Jupiter!