Thorning-Schmidt propozon kabinetin e Danimarkës

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 18:30
Liderja e partisë Socialdemokrate Helle Thorning-Schmidt, e shpallur fituese në zgjedhjet parlamentare në Danimarkë dy javë më parë, është nominuar si kryeministrja e re e vendit nga mbretëresha Margarethe.
Kjo erdhi falë ujdisë me dy partitë e tjera, duke i dhënë të drejtën lideres socialdemokrate të prezantojë në parlamentin danez programin e qeverisë së re dhe listën me emrat e ministrave, që do të qeverisin Danimarkën për këtë mandat të ri.
"Është një program që do të nxjerrë Danimarkën nga kriza" deklaroi për Tv2 Helle Thorning-Schmidt, ndërsa po i drejtohej godinës së parlamentit për të diskutuar me grupin e deputetëve të partisë së saj.