E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion në gju për Nilmarin

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 20:16

Sulmuesi i Villarrealit, Nilmar të martën do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë, ka njoftuar klubi nga La Liga.

Por, Villarreali nuk ka bërë të ditur se për sa kohë Nilmar do të qëndrojë jashtë fushës pas ndërhyrjes kirurgjike.

Ekipi i Juan Carlos Garridos ka filluar dobët këtë sezon, duke fituar vetëm një prej gjashtë ndeshjeve në La Liga, dhe është mposhtur në dy takimet e deritashme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, nga Bayern Munich dhe Napoli me rezultate identike 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›