E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyet premtimi i Eduart Shalsit, do vidhet me lezet?

05-08-2013 / Gazeta 55

Eduart Shalësi ka humbur nga sytë këmbët. Ai ishte dikur zëvendësi i Edi Ramës, njeriu që bënte punët e zeza për të. Mirëpo vendin e tij në zemrën e kryetarit të PS e ka zënë Sajmir Tahiri. Dhe kjo ka ardhur që prej ditës që Eduart Shalësi deklaroi faqe botës se kishte një premtim për të mbajtur nëse fitonte zgjedhjet.  "Dhe mbi të gjitha, një premtim që mund ta bëjmë që tani, nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa kanë bërë këta”, deklaroi Eduart Shalsi gjatë një emisioni televiziv. Kjo deklaratë i kushtoi shumë atij sepse prej asaj dite Shalësi kishte thyrë paktin e heshtur që të palarat brenda familjes nuk do të themi. Shalsi i nxori Ramës sheshit sekretin e punës së tyre disavjeçare.
Në fakt, Eduart Shalësit do ti takonte një ministri sepse ka bërë më shumë se Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni në konferenca për shtyp. Madje, Eduart Shalsi është gjobitur nga Gjykata e Tiranës, ashtu si shumë deputetë të tjerë të PS për shpifje dhe duhet të paguajë 10 milion lekë gjobë ndaj deputetes Vokshi. Dhe kjo gjobë ka ardhur vetëm sepse lexonte hartimet shpifëse të kryetarit të tij, që bënte politikë me sajesa dhe denigrime e që sot hiqet si i larë.
Sidoqoftë Eduart Shalsi nuk do të arrijë të mbajë premtimin e bërë në Top Story që ne, pra PS, nuk do të vjedhin në mënyrë flagrante. Çështja e vjedhjes nga PS është refleks i kushtëzuar sepse edhe ujku qimet e rilindjes e ndryshon, por vesin jo. 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›