Thyhet Putini?
Vladimir Putin
Gjuha eshte po aq e sahper, por tashme ish mbrojtesi me i flakte i linjes serbe, presidenti rus Putin, po thote se ekziston nje mundesi qe Moska ta njohe Kosoven e pavarur
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka ripërsëritur kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ajo vetëm do t’i inkurajojë separatizmat në Evropë, dhe shtoi se Rusia do ta njohë Kosovën vetëm në pajtim me ligjin ndërkombëtar. “Separatizmi në Evropë ka fituar një shtysë shtesë. Kjo ka të bëjë me Britaninë, Spanjën dhe Belgjikën”, tha Putin në një konferencë për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel. “Ky është një precedent i dëmshëm dhe i rrezikshëm”, tha presidenti rus. Ai gjithashtu tha se trashëgimtari i tij, Dmitry Medvedev, do t’i mbrojë interesat e Rusisë në mënyrë po aq agresive sa edhe vetë ai, dhe e akuzoi Perëndimin se po përpiqet t’i zëvendësojë Kombet e Bashkuara me NATO-n. “Zgjerimi i pafund i një blloku ushtarak në rrethanat e sotme, kur nuk ka konfrontime ndërmjet dy sistemeve armiqësore, është i dëmshëm dhe kundërproduktiv”, tha Putin. Merkel i hodhi poshtë pretendimet e Putinit rreth aleancës veriatlantike. “NATO-ja nuk dëshiron të bëhen Kombet e Bashkuara të dyta; kjo është një aleancë me natyrë absolutisht mbrojtëse, e cila është bazuar në vlerat e përbashkëta”, tha Merkel. Kancelarja gjermane pasdite do të takohet edhe me presidentin e ri të Rusisë, Dmitry Medvedev.