Thyhet xhami i makinës së gjyqtarit, dyshohet për vjedhje

Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës të një gjyqtari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Ndoc Mazi" të këtij qyteti ku makinës me targa SH 6118 E në pronësi të gjyqtarit A. Z i është thyer xhami i pasëm i mjetit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes është dërguar grupi hetimore, ku nga veprimet e paraprake hetimore, dyshohet se xhami i mjetit në fjalë të jetë thyer ne tentativë për vjedhje.
Aktualisht po kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e plote të shkaqeve e rrethanave të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.