Elbasan, u plagos në qafë, vdes kamarierja

Ndërron jetë vajza , e cila u plagos disa ditë më parë në një prej lokaleve në qytetin e Elbasanit nga dy persona, ende të pa arrestuar nga policia. Gerta Thomai ishte plagosur rëndë në pjesën e qafës, ndërsa sipas mjekëve e reja nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra. Sipas burimeve nga policia, autorët njihen me inicialet G.S 38 vjeç dhe M.D 29 vjeç, të dy nga Elbasani. Mësohet po ashtu, se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindjeje për motive banale mes autorëve dhe vajzës, e cila punonte si kamarirere në bar në qendër të qyetit. Policia po punon për kapjen dhe arrestimine autorëve, si dhe për zbardhejn e shkaqeve të kësaj ngjarje.