E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, si përforcim i ri

Qendërmbrojtësi Joleon Lescott beson se rikthimi i Carlos Tevezit do të jetë sikur një përforcim i ri për Manchester Cityn në përpjekjen për të fituar titullin e kampionit në Premierligë.

Tevez në javët e fundit pas rikthimit në klub nga Argjentina ka punuar rreth formës fizike dhe thuhet se është pranë aktivizimit.

“Ai është sikur një përforcim i ri. Carlos nuk ka qenë i lënduar andaj vetëm i duhet të punojë rreth formës fizike”, deklaroi Lescott pwr Sky Sports News. Tevez ka qenë i suspenduar nga klubi nga tetori i vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›