Trafiku i drogës në Greqi, pranga bashkëpunëtorëve
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës arrestoi mbrëmë dy bashkëpunëtorët e trafikut të sasisë prej 42 kg marihuanë e cila u bllokua në dhjetor të vitit të kaluar. Në prangat e policisë përfunduan Idriz Derxho,37 vjec lindur dhe banues në fshatin Lazarat dhe Pajtim Hysllari, 34 vjec banues ne Laprak te Tiranë.
Operacioni i koduar “Skai” sekuestroi 42 kilogram lënë narkotike e llojit marihuanë në aksin rrugor Gjirokastër –Leskovik. Sipas policisë së Gjirokastrës droga vinte nga Lazarati dhe kishte destinacion Greqinë. Në operacionin e policisë të 20 dhjetor të 2008 u arrestuan në flagrancë shtetasit Shkëlzen dhe Jetmir Madani, Leonard Luzi dhe Oljan Mucollari si dhe u sekuestrua sasia e drogës.
Dy bashkëpunëtorët u shpallën në kërkim nga policia dhe arrestimi i tyre u bë i mundur mbrëmë rreth orës 21.00 në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, teska po udhëtonin me automjetin tip Nisan Xhip me targa FR 81 47 B, pronë e shtetasit Idriz Derxho.
(s.g/BalkanWeb)