Kreshnik Spahiu po riciklon mbiemrat e diktaturës me përdorimin e Manjola Bejlerit
Nënkryetari i KLD-së po drejton aktivitetin e OJQ-së së paligjshme të Manjola Bejlerit, duke e përdorur atë si një llogore kundër reformës në drejtësi. Ajo u përdor kundër ligjit “Për administratën gjyqësore” dhe tani është ngarkuar të çojë në Kushtetuese ligjin e Dosjeve, në shkëmbim të marrjes së propozimit për kreun e Gjykatës së Tiranës. Me aleancën bamirëse të nënkryetarit të KLD-së shpjegohet edhe karriera e shpejtë e ish -spikeres së dikurshme të Alba TV, televizionit të Edi Ramës
Në Shqipëri, çuditë me sistemin e drejtësisë nuk kanë të sosur. Më e fundit po ndodh këto ditë, kur kryetarka e një shoqate që normalisht vepron brenda një kuadri jashtëligjshmërie, do propozohet për t’u bërë kryetarkë e gjykatës së Tiranës. Një shoqatë krejt e kotë, e cila po tenton t’i bëjë karshillëk, bile ta konkurrojë pushtetin legjislativ, siç duket, e nxitur nga segmente të sëmura, që bëjnë ligjin në institucione të tilla si KLD-ja, tani po tenton që drejtuesen e vet të mandatuar prej qarqeve antidrejtësi, të na e nxjerrë edhe gjykatëse-kryetare.
Dhe kjo jo krejt pa lidhje. Kjo kryetarkë ka qenë para vitit 1999, spikere kryesore e një televizioni të vogël që për shumë shqiptarë nuk kujtohet më (në rast se nuk kujtohet si televizioni privat i Edi Ramës). Detyrohemi ta kujtojmë këtë emër televizioni, jo se kishim gjë me të, bile as nuk kemi kohë të merremi, por për shkak të natyrës së këtij shkrimi. Bëhet fjalë për spikeren Manjola Bejleri, e bija e njërit prej stekave të vjetra të “drejtësisë” komuniste, Urim Bejlerit. Më poshtë po ju përcjellim disa nga emrat e të dënuarve politikë që kanë shkuar në ferrin e burgjeve komuniste si pasojë e firmave të hedhura në letër të babait të gjykatëses së “pavarur” Manjola Urim Bejleri.
Nuk do të donin të themi të vërteta edhe më të hidhura se kaq, por e shohim të domosdoshme të bëjmë tejshikueshmërinë e rasteve të këtij lloji, që gjykatës që kanë formuar realisht parti politike (si kjo shoqatë), që nuk e dinë apo nuk duan ta dinë se nuk mund të konkurrojnë a këshillojnë pushtetin legjislativ me veprime që përbëjnë vepra penale, tani na propozohen të jenë në krye të një gjykate të rëndësishme si ajo e Tiranës.
Zëra të shumta kanë komentuar më parë se kjo zonjë, na ka krijuar këtë OJQ gjyqësore (realisht parti e paregjistruar e për rrjedhojë e paligjshme) nën orientimin politik të nënkryetarit të KLD-së, z. Kreshnik Spahiu. Tani po na del që për të kompensuar kontributin politik të dhënë në funksion të kërcimit të valles së “instrumentalistit” Spahiu, kryetarka Bejleri duhet të shpërblehet me funksionin e kreut të Gjykatës së Tiranës.
Përdorja e këtij rasti shihet qartë se po bëhet për të mbrojtur kastën e vjetër të gjyqtarëve e prokurorëve të sistemit të kaluar, të cilët vazhdojnë të ruajnë pozita të forta në vendimmarrje edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se janë kaq vite demokraci.
Nuk është e rastit dhe as e parëndësishme të thuhet se në rastin e gjykatësve të komunizmit, po vërehet fenomeni i trashëgimisë. Jo të rastësishëm janë mbiemrat e vazhdueshëm “Abdiu” apo tani “Bejleri”, si plotësim i një sistemi që rrënjët i ka tek e ashtuquajtura “drejtësi komuniste”. Po pse shqiptarët paskan fatin që drejtësinë t’ua japë e ashtuquajtura drejtësia “Bejleri”, pse, mungoka përzgjedhja edhe e emrave të tjerë?
Për shkak të ligjit të pastërtisë së figurave, që tashmë është në fuqi, grupimet e majta të shprehura në organizma “të pavarura” apo lloj-lloj formash të tjera “etike”, shpeshherë edhe në formën më të trashë të mundshme, siç duket kanë vendosur se në lartësinë e sfidës të jetë “sindikalistja” Bejleri, e cila duhet të luajë prokuroren e sistemit të drejtësisë komuniste. Informacionet thonë se ajo është ngarkuar të nxjerrë gështenjat nga zjarri edhe për sa i përket investimit të Gjykatës Kushtetuese për të vonuar futjen në zbatim të Ligjit të Dosjeve. Gjithsesi, funksione të tilla nuk mund t’i vishen një përfaqësueseje të paligjshmërisë, edhe pse tashmë është kuptuar se ajo është nën zotërimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Personat që ka dënuar babai i zbulimit të fundit të Kreshnik Spahiut - Manjolës - Urim Bejleri
Nil Gjok Marku
Rexhep Selman Kacani
Hasan Qerim Gjiza
Ahmet Ismail Lola
Hasan Han Tota
Riza Xhemal Mlika
Shaqir Mersin Manjani
Astrit Asllan Rama
Fejzulla Myslim Shehu
Nexhmi Haki Melani
Novruz Pasho Dyrmo
Halil Ramadan Xhika
Ibrahim Habib Koçeku
Adnan Sabri Nasufi
Rasim Xhetan Dauti
Martin Rrok Nika
Kadri Shukri Tallja
Kujtim Riza Mustafaraj
Rrok Mark Batuku
Taip Et’hem Rakipllari
Nazmi Elmaz Beça
Fil Rasim Dida
Musa Mustafa Jella
Halil Gani Zhegu
Muharrem Qerimi,
Kujtim Duri,
Fatmir Alia,
Kristaq Marto,
Kosta Dalla
Preng Lulash Kosuri
Agim Mustafa Caka
Ridvan Daut Sokoli