Bahrein funerali i 4 protestuesve. Protesta ne Libi

Mijëra vetë marrin pjesë në funeralin e viktimave të protestave të një dite më parë në Bahrein. Pjesëmarrësit valëvizin pankarta dhe hodhen parrulla antiqeveritare. Katër persona humbën jetën e qindra të tjerë u plagosën një ditë më parë në sheshin “Perla” ku forcat e sigurisë tentuan të shpërndanin protestuesit. Ndonëse në arqipelag janë ndaluar tubimet, në Bahrein pritet të mbahet dhe një manifestim proqeveritar.
Në pika strategjike të Manamasë janë dislokuar tanke ndërsa ushtria duket se patrullon rrugët e kryeqytetit. Në Jemen prej ditësh kanë eskaluar përplasjet mes policisë dhe kundërshtarëve të presidentit Ali Abdullah Saleh. Pas sulmeve të përgjakshme të policisë dhe ushtrisë ndaj demonstruesve në Bahrejn, presidenti i SHBA-së Barack Obama e lider perëndimorë i kanë bërë thirrje udhëheqjes së mbretërisë arabe për dhënien fund të dhunës kundër opozitës.
Në Libi sipas të dhënave të opozitës mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një ditë proteste në katër qytete kundër presidentit autokrat, që sundon vendin qysh prej vitit 1969, Muammar al Gaddafi. Nga përleshjet e dhunshme mes policisë dhe ithtarëve të opozitës ka pasur dhjetëra të vdekur dhe të plagosur, thuhet në faqen e internetit të opozitës.
Grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch thotë se të paktën 24 persona janë vrarë gjatë protestave anti qeveritare në Libi . Grupi thotë se mijëra protestues të cilët dolën në rrugët e pesë qyteteve të ndryshme të Libisë kishin për qëllim të zhvillonin një demostratë paqësore e dëshmitarëve okularë thonë se policia kishte qëlluar dhe kishte vrarë një numër protestuesish gjatë përpjekjes për t'i shpërndarë ata.
Protesta të mëdha janë raportuar edhe gjatë natës në qytetin e dytë të Libisë, Benghazin. Dëshmitarët aty thonë se mijëra protestues kanë qenë në rrugët e qytetit gjatë natës dhe se policia ka qëlluar në ajër për te shpërndarë turmt. Vetëm në qytetin libian, i dyti për nga madhësia, Bengasi, kanë vdekur shtatë njerëz, njoftojnë agjensitë franceze duke iu referuar mjekëve lokalë.
Delina Bitraku