E Shtunë, 31 Tetor 2026

?Wikileaks? për Berluskonin

Katër mije kabllograme, te fituar nga ambasada amerikane ne Rome, me shume se 30 mije faqe dokumente sekrete qe flasin për Italinë dhe ne veçanti për kryeministrin Berluskoni, pare nga këndvështrimi i aleatit te saj me te madh. Shumica e dokumenteve dalin ne përfundimin e përbashkët: Zbehja e rolit ndërkombëtar te Italisë, për shkak te drejtimit te një kryeministri shume te kritikuar, madje edhe te ironizuar nga diplomatet amerikane. ?Kryeministri Silvio Berluskoni me gafat e tij te shpeshta dhe me zgjedhjen e gabuar te fjalëve ka ofenduar gjate mandatit te tij thuajse çdo kategori te qytetareve italiane dhe çdo udhëheqës politik evropian, ndërsa vullneti i tij për te vendosur interesat personale mbi ato te shtetit ka dëmtuar reputacionin e Italisë dhe për fat te keq i ka dhënë një ton komik prestigj te Italisë ne shume dege te qeverise amerikane.? Ky është një nga konstatimet me te forta te dokumenteve sekrete te ?Wikileaks?, te publikuara nga gazeta italiane ?L?Esspreso? ne bashkëpunim me La Republikën. Pas mosmarrëveshjeve dhe lapsuseve te shumta diplomatike, ne fund amerikanet kuptojnë se duhet te bashkëjetojnë për një kohe te gjate me Berluskonin, për faktin e thjeshte se ai rezulton si politikani me i votuar nga italianet.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›