6 këshilla si të silleni me fëmijët...
TIRANE - Rruga për të qenë një prind i mirë dhe shembull i arrirë është vërtet e vështirë. Në procesin e gjatë të rritjes së fëmijëve momentet më të vështira janë ato të edukimit dhe njohjes së tyre. Pikërisht atëherë ndodhin dhe gabimet që shumë prej prindërve i bëjnë rëndom. Cilat janë më të përsëriturat? Njihuni me to dhe këshillat që mund të përmirësojnë sjelljen tuaj.
Leksion në vend të diskutimit
Mes shumë dëshirave të panumërta prindërit duan që fëmijët e tyre të rriten duke kuptuar se çdo gjë duhet të ketë sensin e përgjegjësisë, në mënyrë që ata të jenë të pavarur në vendimmarrje. Prej kësaj ata bien gjithmonë në të njëjtën "grackë", - duke parë çdo problem si një mënyrë për të bërë leksion se si ata duhet të mësojnë për të marrë një vendim. Le të themi që gabimi i tyre konsiston në atë që trajtojnë fëmijët e tyre si të vegjël, në vend që t'i shohin si shokë të maturuar. Ky është një ndër gabimet e rëndomta që shumë e bëjnë. Në këtë mënyrë ata, sidomos adoleshentët, ju shohin si "armiq imagjinar" që papritur mund të shndërrohen në real. Në terma të tjera, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të kujdeseni për ta e t'i jepni mbështetjen tuaj, por kjo lloj kujdesjeje duhet përcjellë në mënyrën më të rafinuar, përmes metodave të pjekura. Diskutoni me fëmijët tuaj, flisni hapur me ta, mësohuni të jeni një negociues i mirë dhe mbi të gjitha kuptoni thelbin e shqetësimit që ata kanë. Kanë nevojën e sigurisë në shtëpi dhe dijeninë se prindërit janë atje, por nuk duan në mënyrë absolute rregullat vuajtëse të një despotizmi kontrollues.
Injoroni momente
Papritur vini re që fëmijët tuaj po zgjohen vonë. Nuk janë të rregullt me oraret mësimore, shohin shumë televizor natën, apo chattojnë më shumë se ç'duhet në FB. Janë adoleshentë dhe këto sjellje përcaktohen si normale e më saktë karakterizuese në këtë periudhë. Shqetësimi prindëror është normal dhe i pranueshëm. Por nuk duhet të shoqërohet me pasoja të rënda e lënduese për ta. Nëse do të silleni strikt e do të merrni masa për çdo gjë duke dashur të përmbushni portretin e fëmijës së përsosur, do të bënit veçse një gabim të radhës. Lërini fëmijët tuaj të jetojnë momente të ndryshme edhe pse alarmuese për ju. Është rrjedha e jetës që i sjell për të gjithë.
Vendosni rregulla të arsyeshme
Sigurohuni që ndërsa vendosni rregulla ato të jenë të arritshme. Nëse vajza juaj ka një lloj paaftësie në të mësuar, të bërtiturit e vazhdueshëm që mund t'i bëni nuk do e zvogëlojë aspak problemin. Në vend të rregullave vendosni përjashtime që do të mund t'i ndihmojnë ata të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të arrijnë rezultate pozitive. Nëse fëmija juaj ka nevojë për ndihmë akademike, gjeni mësues privat që shpjegojnë edhe pas mësimit. Është e vetmja mënyrë që vajza juaj të arrijë sukses në koncertin e saj të pianos. Duke i bërtitur herë pas here jo vetëm që keni gabuar rëndë, por keni bërë që ajo të mos besojë në aftësitë dhe talentin e saj.
Shmangni "duhet" e tepërta
Duket se prindërit fiksohen vetëm në sjelljen e mirë, notat e larta apo shembullin e një fëmije perfekt. Ata duan çdo gjë pozitive prej tyre. Ashtu sikurse dalin menjëherë në përfundime se shpesh ata bëjnë gabime dhe këto të fundit janë të ndaluara në mënyrë kategorike. Disa të tjerë besojnë se një punë e mirë shoqërohet gjithmonë me rezultate pozitive. Nga ana tjetër, fëmijët përpiqen të bëjnë gjithçka për të dhënë rezultate pozitive, frutet që kënaqin prindërit. Dhe në këtë proces, duket se fëmijët, tërë inkurajimin e marrin nga kënaqësia që "duhet" të japin. Është e kuptueshme që një prind shqetësohet nëse zbulon se vajza e tij lë orët e mësimit vazhdimisht. Nëse vendosni pasoja për sjellje negative, shpërblimi do të jetë arritja e gjërave të ndaluara për ta, të cilat bëhen gjithçka që shijojnë.
Vendosni një orar "takimi"
Vendosja e një orari për t'u bashkuar e komunikuar me njëri - tjetrin është mëse e rëndësishme për një familje të shëndetshme. Përcaktimi i një orari, nëse jo çdo ditë por të paktën dy herë në javë, qoftë për të ngrënë darkën së bashku, parë televizor apo konsumuar një bisedë është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur fëmijët tuaj nga influencat e rrezikshme që mund t'u kanosen nga moshatarët e tyre. Ndarja e kohës me ta është një nga gjërat më të mira që mund të bëni. Prindër të cilët shpenzojnë më tepër kohë me fëmijët e tyre kanë më tepër gjasa për të qenë të vetëdijshëm mbi sjelljet e tyre. Ndërsa ata të cilët nuk shpenzojnë shumë kohë me fëmijët e tyre shpesh ndodh të përballen me fenomenin e mosnjohjes së sjelljeve të tyre, që do të thotë se jo rrallë nuk njohin anën e tyre emocionale.
Kohët dhe influencat e reja. Kujdes!
Të gjithë kanë qenë adoleshentë njëherë. Adoleshentët ndryshojnë çdo brez. Ata pëlqejnë muzikë të ndryshme me kalimin e viteve si dhe kanë influenca të tjera kulturore. Ikonat e adoleshentëve të viteve '90 kanë qenë krejt ndryshe nga ato të viteve '70 apo '80. Ndikimet e medias janë më të forta sot sesa dikur. Jo vetëm që adoleshentët janë të ekspozuar nga influencat që vijnë prej televizorit, të cilat gjenden po aq mirë në internet. Të gjithë mund të krijojnë website. Për shembull, ka website të krijuara nga vajza anoreksike që mësojnë vajzat e tjera për të fshehur ç'rregullimet e tyre. Është mirë që prindërit të jenë në dijeni të pushtetit të internetit dhe influencave të tjera, të cilat mund të ndikojnë te fëmijët dhe vendimet që ata marrin. Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur "një sy mbyllur" nga këto influenca është t'i vendosni kompjuterët në vende të zakonshme, duke e bërë më të vështirë për ta të shohin në mënyrë të fshehtë programe apo website të cilat nuk mund të shihen hapur në vende me njerëz. Janë sjellje të cilat duhen kontrolluar kur bëhet fjalë për mosha vërtet të brishta, që mund të ndikohen shpejt dhe negativisht.
Mos u dorëzoni!
Adoleshentët arrijnë të gjejnë mënyra kreative për të realizuar atë ç'ka duan. Është e vështirë që ata të rrëzohen e të ndryshojnë sjellje, nëse, për më tepër, ju i keni vënë pasoja në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë kohe. Ata janë në gjendje t'ju testojnë një herë, dy herë apo më tepër. Ata janë të zgjuar. Dinë të kuptojnë se kur ju jeni të lodhur e të stresuar, dhe shpesh kanë një aftësi të çuditshme deri në misterioze, për t'ju testuar pikërisht në momentin kur ju nuk keni më energji për të rezistuar. Mos u dorëzoni! Qëndroni konsekuent e për më tepër vigjilent. Kjo mund të duket alarmante, por si prindër, detyra juaj primare është të rrisni fëmijët në rrugën e sigurt për t'u bërë të pavarur. Nëse hiqni dorë nga kjo kohë e plotë e përgjegjësisë, dikush tjetër do t'i mësojë truke të padëshiruara, dhe "ky dikushi" nuk do të ketë interesat më të mira në mendje.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)