Tifozat Kuq e Zi, tubim për Zymberin
Një grup prej 20 të rinjsh kanë zhvilluan pasditen e djeshme një protestë-homazh në nderim të pjesëtarit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili humbi jetën pak ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me banorët serbë. Të rinjtë, pjestarë të grupit “Tifozat Kuq e Zi” kishin njoftuar zhvillimin e këtij tubimi në rrjetin social Facebook, në faqen “Shqipëria Ime”, ku kishin bërë të ditur se protesta do të zhvillohej pranë ambasadës serbe në Tiranë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, forca të shumta të Policisë së Tiranës kanë blinduar ambientet para ambasadës, duke këshilluar të rinjtë ta zhvendosnin protestën e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pasi kanë përshkruar në heshtje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë ndaluar në shkallët e Universitetit të Tiranës, ku kanë vendosur fotografinë e Enver Zymberit së bashku me disa flamuj kombëtar. Gjithashtu, ata kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimës. Th.Samarxhiu