Aguero vazhdon në Atletico

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 19:58
Sergio Aguero ka vazhduar kontratën e tij me Atletico Madridin, duke i dhënë fund spekulimeve rreth transferimit në Tottenham.
Klubi nga White Hart Lane të dielën në mbrëmje kishte paraqitur ofertë prej 38.5 milionë funtesh për reprezentuesin argjentinas.
Por, 22 vjeçari nënshkroi kontratë të re për dy vjet e gjysmë në marrëveshjen aktuale me Atleticon dhe tani është i lidhur me klubin deri më 2014. “Do të mbetem këtu”, tha Aguero për ueb faqen zyrtare të klubit.