E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët, flamur 160 metra katrorë në Fier

Sot, në ndeshjen kundër Shkumbinit, tifozët e Apolonisë do të shpalosin një flamur gjigant në shkallët e stadiumit "Loni Papuçiu". Kjo është iniciativa e grupimit më të ri të mbështetësve fierakë, "BRIGADA C". Flamuri 160 metra katrorë (40 metra gjatësi dhe 4 metra gjerësi) me ngjyrat e skuadrës së zemrës, ku në mes qëndron stema e Apolonisë, do të jetë edhe "kartëvizita" e këtyre tifozëve. Kjo ide është realizuar nga një rrobaqepës me përvojë në këtë qytet, Ilmi Ismaili. Ky i fundit e ka realizuar flamurin pavarësisht se nuk shkon në stadium për të ndjekur një ndeshje futbolli që prej vitit 1992 (plotë 17 vjet). "Në realizimin e këtij flamuri m‘u duk vetja si Marigoja, që qepi flamurin kombëtar. Në stadium nuk shkoj që prej vitit të largët 1992. Tifozët, të cilët më kërkuan të realizoj këtë ide të tyren, më bënë që unë të rikthehem përsëri të dielën në stadium për të përkrahur ekipin e qytetit tim", deklaroi Ismaili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›