Mesatarja e golave, Milito rekord
Askush në Serinë A italiane nuk shënon sa Diego Milito. Në sfidën kundër Kaljarit, sulmuesi i Interit regjistroi ndeshjen e 100-të zyrtare në Itali (kampionat dhe Kupë), duke festuar me dy gola që u dhanë zikaltërve tri pikë me shumë vlera. Tashmë Milito ngjitet në kuotën e 64 golave (mesatarja e saktë është 0,64 gola në ndeshje). Në Serinë A, ku ka luajtur vetëm 35 ndeshje, argjentinasi numëron 28 gola dhe është i pari në klasifikimin e të gjitha kohërave, për mesataren e golave të shënuar: me 0,80 rrjeta për ndeshje, duke lënë pas vetes Nordahl (225 gola në 291 ndeshje: 0,77) dhe Bofin (109 gola në 163 ndeshje: 0,67).