Manchester City përze Roberto Mancini-n, Pellegrini shihet si pasardhës
Roberto Mancini është shkarkuar si menaxher i Manchester City-t. Klubi anglez tha se ai “kishte dështuar të arrinte ndonjë prej objektivave të klubit, me përjashtim të kualifikimit për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”.
Asistenti Brian Kidd do të marrë përgjegjësinë për dy ndeshje të fundit të sezonit dhe turin e verës në Amerikë.
Trajneri i skuadrës së Malaga-s, kiliani Manuel Pellegrini është raportuar fuqimisht si zëvendësuesi i Mancini-t.
Në natën e së dielës, 59-vjeçari Pellegrini, i cili kaloi një sezon të ngarkuar në Real Madrid në 2009-10, këmbënguli se nuk kishte asnjë marrëveshje që të bëhet shefi i ri i City-t.
Në një deklaratë, City falënderoi ish-bosin e Interit Mancinin për punën që ai kishte bërë që nga bashkimi i klubit në dhjetor 2009. ”Rekordi Roberto flet për vete, ai siguroi dashurinë dhe respektin e tifozëve”,- tha kryetari Khaldoon Al Mubarak. Teksa shtoi: “Ai ka bërë ashtu siç kishte premtuar”. Por City shtoi se ai ishte “një vendim i vështirë” për të larguar Mancini-n, duke shpjeguar se ishte “rezultat i përfundimit të shqyrtimit të procesit të planifikuar të sezonit që ka rënë në dritën e spekulimeve të kohëve të fundit”.
48-vjeçari italian zëvendësoi Mark Hughes në vitin 2009. Mancini arriti në çerek-finale me Interin, por City u eliminua në fazat e grupit. Pasi përfundoi i treti në grupin e tyre sezonin e kaluar, pas Bayern Munich dhe Napolit, ai përsëri nuk arriti të kualifikohet për fazat eliminuese.
City nuk arriti të fitojë asnjë nga gjashtë ndeshjet e tyre në një grup të frikshëm që gjithashtu përmbante Borussia Dortmund, Real Madrid dhe Ajax.