E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët skuqin rrugët dhe stadiumin,festa mbetet te minuta e 92-të

 

Atmosferë e ndezur orë para se të startonte Shqipëri-Portugali. Në urën e re, pranë "ish Bllokut" një stendë gjigande ofroi muzikë, lojëra dhe argëtim, ndërkohë që përmes ekranit gjigant në njërën anë të urës fansat e kombëtares mundën të ndajnë emocionet e ndeshjes teksa zhvillohej disa kilometra më tej. Organizuar nga Vodafone Albania, që është edhe sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Fan Club këtë herë erdhi me më shumë surpriza. Përveç evenimentit të mbajtur ditën e premte dhe të shtunë, Fan Club mundësoi edhe bashkimin e të gjithë mbështetësve të Kombëtares në një grup të vetëm. Përmes anëtarësimit në "Kombëtarja Fan Club", duke dërguar një SMS në numrin 15 119, shumë fansa mundën të marrin pjesë në shorteun e organizuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Portugali dhe 3050 prej tyre fituan biletë falas për të ndjekur ndeshjen live në stadium. "Qemal Stafa" ishte i ngjyrosur kuqezi, banderola të shumta, por ajo që binte të sy, ishte edhe numri i madh i gjinisë femërore. Ndryshe nga ajo që mund të shikojmë në ndeshjet e kampionatit tonë, ndeshjet e ekipit Kombëtar janë ato që thyejnë çdo tabu. Tifozët kuqezi kanë treguar edhe një herë tjetër se janë gjithmonë në krah të këtij ekipi , janë gjithmonë përkrahës të flaktë dhe mbi të gjitha janë gjithmonë unikë. Përballja me Portugalinë ishte akoma më e veçantë, për vetë cilësinë e kundërshtarit dhe si rrjedhojë të gjitha rrugët u boshatisën, duke i dhuruar lokaleve një tejmbushje. Por festa kuqezi u prish në minutën e fundit dhe natyrisht nuk ishin të paktë ata që këtë humbje tronditëse e përjetuan keq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›