Tifozët suedezë: “Kënaqemi dhe me barazim”

Mirëserdhët në tempull. Në Tiranë. Në "Qemal Stafa". Atje ku bashkohet tifozeria kuqezi. Atje ku mëshirohet një fjalë magjike. "O sa mirë më qenë shqiptar". Shqipëria-Kosova-Ilirida. Tirana-Prishtina-Tetova. "Një komb një kombëtare!"
Bulevardi "Dëshmorët e kombit" është skuqur nga flamujt. Për herë të parë do të jetë në "Qemal Stafa" edhe flamuri zyrtar i Kosovës. Atmosfera është ndezur. Në kërkim të fitores kundër Suedisë. Ashtu si katër vjet më parë mundëm Greqinë, kampionen e atëhershme të Europës.
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në startin e ndeshjes Shqipëri-Suedi, e para kjo për eliminatoret e Botërorit 2010, rrugët e Tiranës janë mbushur me flamuj kuqezi e ato të Kosovës.
Në Tiranë kanë mbërritur edhe 320 tifozë suedezë, të cilët janë përshëndetur me ata shqiptarë.
Albania-sport kontaktoi me katër tifozë suedezë duke marrë edhe opinionin e tyre. "Jam tifoz i flaktë i Kombëtares suedeze dhe kam ardhur për ta ndjekur ndeshjen në Tiranë. Parashikimi im? Unë mendoj se Suedia është shumë e fortë për Shqipërinë. Gjithsesi, unë besoj se Shqipëria në shtëpi është e fuqishme. Uën mendoj se e Ibrahimovic do të bëjë bëjë diferencën. Është një golashënues i mirë", - thotë Xhoni, një suedez nga Goteborgu.
Suedia ka marrë pjesë në 11 finale të Kampionateve Botërore. "Ekipi ynë ka një përvojë të madhe ndërkombëtare. Ne nuk dimë shumë në lidhje me futbollin shqiptar. Por unë mund të parashikoj edhe në barazim më Shqipëri, por sigurisht që më kënaq vetëm fitorja. Kemi ardhur nga shumë larg", - shton Olaf, një biznesmen nga Goteborgu.
Trajneri suedez Lars Lagerbak tha se Shqipëria është e fortë në shtëpi, por ne nuk kemi frikë. "Temperatura në Shqipëri është e lartë dhe kjo mund të ndikojë për keq te ekipi ynë. Por, unë shpresoj se do të fitojmë", - thekson Soren.