E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rez. Final: Shqipëri – Suedi 0-0

93' Mbyllet takimi 0-0. Pikë e merituar. Start i suksesshëm i Ari Hanit dhe skuadrës kuqezi.
92' Berisha në një inkursion klasik të tij, vonon pak, por nuk arrin dot as të pasojë te Hyka.
90' – Tre minuta shtesë. Shume.
89' Lorik Cana fiton një goditje këndi. Superstar
88' Berisha fiton një goditje dënimi.
86' Elvin Beqiri pullë poste Ibrës, e ka neutralizuar komplet.
83' Shqipëria zëvendësim: Hyn Admir Teli, largohet Ervin Skela
81' Berisha ka një rast të mirë, por është pak i vonuar në veprim
76' Veprim i bukur i Berishës, shmang një mbrojtës suedez, futet në zonë, por gjuajta bllokohet.
75' Shqipëria ndërrim: Hyn Berisha, largohet Salihi
73' Klodian Duro goditi nga larg, por Isakson priti. Lojë e mirë e Shqipërisë. Besart Berisha pritet të hyjë në lojë.
70' Hyka në hyrje të zonës, lëshoi një silurë të jashtëzakonshme e mesfushorit kuqezi, Isaksoni bëri një akrobaci, duke e devijuar topin në goditje këndi.
68' Arjan Beqaj, në një formë të jashtëzakonshme. I saktë në cdo ndërhyrje. 66' Vangjeli ndërhyri saktë, duke e cuar topin në goditje këndi. Pret Beqaj.
64' Kristi Vangjeli u dëmtua brenda zonës. Loja frenohet. Rinis takimi.
63' Mellberg humbi një rast ideal për Suedinë. Mbrojtësi i Juventusit ishte i lirë në zonë, por goditja e harkuar e tij përfundoi jashtë.
58' Henrik Larson goditi fuqishëm, topi merr një trajektore befasuese, por Beqaj dëshmoi se e meriton të jetë portieri më i mirë shqiptar, ku me një kërcim akrobatik e devijoi topin në goditje këndi.
56' Cana lëshoi një top për Salihin, i cili fitoi një goditje të lirë. Duro ekzekutoi nga e djathta, top i lartë në zonë, largoi mbrojtja shtatlartë suedeze. Rritet entuziazmi kuqezi.
54' Goditje këndi për Shqipërinë, Skela pasoi shkurt për Hykën, i cili hodhi një top në zonë, por pa rrezik për mbrojtjen suedeze. Formë e mirë e Hykës.
53' Skela i dhuroi një top të zgjuar Jahmir Hykës, mesfushori i Maincit vepron me finesë brendaz inës, me klasin e tij i dha një top Salihit, por sulmuesi i Riedit rrëshqiti, duke mos e shtyrë dot topin në rrjetë. Duhet të ishte gol për Shqipërinë.
50' Zlatan Ibrahimovic goditi nga jashtë zone, por topi përfundon mbi shtyllën horizontale. Veprim i bukur i suedezit. 49' Daniel Majstorovic, goditi me kokë pas një goditje këndi të suedezeve, por pa rrezik për Shqipërinë.
47' Harkim i Duros, Cana godet nga afër me kokë. Sinjal i parë yni 46' Nis pjesa e dytë. Asnjë ndërrim nga ekipi ynë.
SHQIPËRI-SUEDI 0-0
SHQIPËRIA (4-3-2-1): Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli; Cana, Lala; Duro, Skela, Hyka; Salihi. Tr: Ari Han.
SUEDIA (3-5-2): Isakson, Nilson, Majstorovic, Melberg, Hanson, Linderoth (S.Larson 6'), Elm, Anderson, Kallstrom, Ibrahimovicc, H.Larson. Tr: Lars Lagerbak.
Shqipëri- Suedi 0-0. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Shqipërinë. Ibrahimovic realizoi vetëm një goditje shtylle, ndërsa Larson me gjuajtjen me kokë detyroi Beqajn të conte topin në goditje këndi. Një strategji efikase e Ari Hanit.
45' – Klodian Duro gjuajti nga rreth 20 metra, por Isakson priti pa problem. Një gjuajtje shpresëdhënëse. 42' - Veprime të sakta të Lorik Canës. Ndërhyrje të sakta. Lojtar i klasit të lartë.
40'- Momente të mira për Shqipërinë, të paktën në kontrollin e topit. Luajmë shumë në mesfushë, por arijmë të futemi edhe në afërsi të zonës.
38' – Dëmtohet Armend Dallku. Duket shqetësuese. Ndaloi loja. Mbrojtësi kosovar i Vorskla Poltavës, rifutet në lojë.
37' Duro dha një top me shumë zgjuarsi në zonën e vogël, por Salihi vonoi sërish.
32'- Ibrahimovic fitoi një goditje të lirë, në një distancë prej 20 metrash. Mur me gjashtë futbollistë kuqezi. Larson goditi, por topi u përplas në mur. Kaloi rreziku.
30'- Salihi fiton një goditje të lirë në krahun e djathtë të mesfushës. Skela lëshoi një top në zonën e vogël, por Hamdi Salihi nuk arrin të godasë. Një rast për gol.
27' - Suedia ekzekutoi një goditje të lirë, Larson goditi me kokë nga afër, por Beqaj tregoi aftësinë e tij, duke e devijuar në goditje këndi. Një rrezik real.
25'- Klodian Duro harkoi një top në zonë, por Isakson priti pa problem.
24' - Tempi i lojës ka rënë, veprime të shumta në mesfushë.
22'- Klodian Duro dha një top për Ervin Skelën, fantazist kuqezi krosoi në zonë, por topi i harkuar prej tij përfundon asnjë lojtar tonin.
18' - Kallstrom goditi nga rreth 20 metra, por Arjan Beqaj, portieri më i mirë i kampionatit qipriot, bllokoi gjuajtjen e suedezit.
15' Shtyllë nga Ibrahimovic. Një goditje mjeshtërore e superyllit të Interit, por fati është me Shqipërinë.
13' – Ibrahimovic u fut rrezikshëm në zonën tonë, i rrethuar nga tre mbrojtës kuqezinj, sulmuesi i Interit kalon Dallkun, pasoi për Kallstrom të Olimpikut të Lionit, por suedezi humb kontrollin e topit.
9'- Hyka prodhoi në tjetër magji. Mesfushori i Mainc 05 harkoi nga fundorja, por shkodrani i SV Ried, Hamdi Salihi gjuan shumë lehtë më kokë. Një rast i mirë. Ndoshta duhej shtatlarti Bogdani. Hyka në superformë.
7' -Hyka bëri një veprim të bukur, i cili shmangu mbrotjësin e Juventusit, Mellberg, harkoi te Lorik Cana. Mesfushori i Marsejës gjuajti nga larg, topi u përplas në trupin e një suedezi. Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi.
5' - Suedia bëri ndërrimin e parë, në lojë hyn Sebastian Larson (Birmingam Siti) në lojë në vend të Tonidas Linderuth të Gallatasarajit. 3' Goditja e parë nga kendi për Shqipërinë. Duro, nga e djathta e sulmit. Harkimi i lartë, pa problem për portierin Isakson.
2' Dëmtohet Tobias Linderuth, mbrojtësi i Gallatasaraj.
1' - Nis takimi. Topin e parë e luan Suedia
Atmosfere e ndezur nw "Qemal Staga". Para fillimit të ndeshjes ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati lë zyrtarisht futbollin. Një ceremoni e bukur për autorin e golit të parë të Shqipërisë në fitoren historike 2-1 me Greqinë, më 4 shtator 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›