E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton transferimin e disa prokurorëve

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar emërimin dhe transferimin e disa prokurorëve, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës.
Sipas Kushtetutës dhe me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Ina Rama Kreu i Shtetit Bamir Topi dekretoi emërimin e Altin Dumanit si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë. Z.Afrim Shehu, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Prokokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Z.Artur Cara, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
Z.Gentjan Stoja, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokuror pranë kësaj prokurorie.
Znj.Afërdita Vatnikaj, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Znj. Suela Salavaci, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Z.Zeqir Hodo, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›