Timbërleik dhe Biel, fals lajmi se janë ndarë
Burime të afërta me Xhastin Timbërleik dhe Xhesika Biel kanë mohuar spekulimet se ata janë në prag të ndarjes. Më herët disa media shkruan se dyshja kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies, pasi lidhja e tyre nuk kishte më ‘romancë’. Një burim i brendshëm tha se ndarja është pritur dhe ka shtuar: “Ishte e dyanshme dhe ata janë pajtuar se është mirë të ecin në rrugë të ndryshme nëse gjërat nuk shkonin drejt martesës dhe fëmijëve”. Megjithatë një burim tjetër i afërt me Biel, ka thënë se spekulimet nuk janë të vërteta. Biel së fundi i dha përkrahje Timberleik për filmin e tij të ri “Bad Teacher”, në të cilin ai luan krahas ish-të dashurës së tij Kameron Diaz.
Suzan Bojl
Në kërkim të princit të kaltër
Këngëtarja skoceze Suzan Bojl shpreson se ajo do ta takojë ‘princin e kaltër’ dhe nuk ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë.
Edhe pse 49 vjeçe dhe ende e vetmuar, ajo po kalon kohën më të mirë në jetën e saj qëkur u bë e famshme në shoun e Simon Kouell, “Britain's Got Talent”. “Jam duke shikuar. Një ditë princi im do të vijë. Por kurrë nuk kam qenë në një moment më të mirë në jetë. Është diçka brilante për mua taani”, ka thënë Bojl për një televizion australian. Më herët, këngëtarja ka shprehur preferencën e saj për dy meshkuj të famshëm britanikë dhe dëshirën për të qenë me njërin prej tyre.
13 Prill 2010