Timbërleik i tërbuar me skenat ‘hot’ të të dashurës Biel
Këngëtari Xhastin Timbërleik nuk mund ta evitojë xhelozinë edhe pse historia e tyre po shkon për mrekulli. Pasi ka parë partneren Xhesika Beil në disa skena me seks, bashkë me aktorin Ben Barns nuk ka mundur të përmbahet. Këto skena i përkasin filmit të fundit të aktores Biel, “Easy Virtue”. Xhastin dhe Xhesika disa javë më parë bënë një udhëtim romantik në Romë pasi ishin të ftuar në dasmën e ish-të dashurit të Biel. Pas këtij udhëtimi u përhapën zëra se edhe bëhej fjalë për një martesë të mundshme mes tyre. Pas kësaj ënke nuk dihet nëse gjerat do të shkojnë ashtu siç ishin parashikuar. Ndërkohë Timbërleik po korr sukses në karrerën e tij dhe aspak modest ka pohuar se ёshtё lindur tё jetё kërcimtar, pasi siç bёn tё ditur ai, herët e para të kërcimit kanë qenë në barkun e nënës së tij. Nёna e Xhastin, Lajn, shpesh dilte nё skenat e kërcimit ndërsa në bark mbane fëmijën dhe ky i fundit ёshtё i bindur se kjo e ka ndihmuar atë nё karrierёn e suksesshmë. “Nёna ime, nuk e di sa muajsh ishte me mua, por e di se merrte kurse vallëzimi. Gjithmonё bёj shaka dhe them se mësimi im i parё i vallëzimit ishte nё mitёr. E di se ajo do ta thoshte kёtё”,- thotë Timbërleik. Por, Xhastin thotë se nuk i ka tё gjitha atributet tё trashëguara nga nёna e tij, zёri ёshtё trashëgim nga babai. “Babai im bёnte muzikё nё njё grup, dhe nёna thoshte se unё qëndroja nё bark dhe vetëm kërceja brenda. Por, zёrin tim e kam nga babai”,- shton këngëtari.
Pink: “Fjalët e kёngës sime janë thjesht shaka”
Ylli i muzikës pop, Pink, ka kërkuar nga fansat e saj që të mos e marrin shumë seriozisht tekstin e këngës së fundit “So Ëhat”, qё kryeson listat, pasi çdo varg i saj është thjesht një shaka.
Hiti i ri i kёngёtares, i pari qё ngritet numër njё, ironizon ndarjen e saj nga burri Keri Hart, dhe pastaj hedh shaka mbi këngëtaren Xhesika Simpson. Por Pink thotë se i ka shkruar vargjet pёr ta bёrё atё mё qesharake, dhe ka thёnё se Simpson në këtë tekst është futur thjesht sepse shkonte me rimën. “Kjo kёngё ishte shaka qëkur e kam shkruar. Mendova, ‘Oh, kjo do tё jetё vërtet argëtuese: Mendoj se e humba burrin, nuk e di ku shkoi’. Dhe pastaj vazhdova mё tej dhe çdo varg ishte mё qesharak se i mëparshmi”,- ka thёnё Pink. “Disa mendojnë se shaj Xhesika Simpsonin, por nuk ёshtё aspak kështu. Thjesht them se ajo ёshtё mё e mirë se unё”,- shton Pink.
Elton Xhon hidhëron fansat me performancën e shkurtër
Sër Elton Xhon ka hidhëruar fansat e tij tё cilёt paguan deri nё 2500 dollarё pёr njё biletё, pёr tё shijuar paraqitjen nё koncertin bamirës nё Nju Jork gjatё tё hёnёs, ku ai doli tё kёndonte vetëm tri kёngёt e fundit. Këngëtari legjendar u ngjit nё skenё pёr tё festuar 35-vjetorin e albumit tё tij “Goodbye Yellow Brick Road”, me tё ardhurat nga shitja tё cilat do t’u dhurohen organizatave qё luftojnë AIDS-in, pёrfshirё edhe Elton John AIDS Foundation. Por, pёr shkak tё paraqitjes shumё tё shkurtёr tё yllit britanik, ai u fishkëllye nё fund, dhe tё pranishmit kërkuan madje kthimin e parave, duke pyetur ku ishte Elton.
Theron: “Meshkujt janë më të ndershëm se femrat”
Aktorja seksi Sharliz Theron, thotë se ndihet shumë mirë falë të dashurit të ri, aktorit Stjuart TAunsend, të cilin ajo e quan “burri im”. “Ai ёshtё njeriu i vetëm qё është në gjendje të më kuptojë se kush unë jam në të vërtetë, se sa brishtësi ka brenda meje”,- është shprehur Sharliz për Stjuart. Aktorja e famshmë rrëfen se për të është shumë e lehtë të flasë si për femrat ashtu edhe për meshkujt, megjithatë meshkujt janë më të sinqertë.
“Shpesh gratë bëhen armiket më të mëdha dhe flasin shumë pas shpine. Në këtë sens meshkujt janë më të sinqertë dhe më të ndershëm”,- thotë Theron. Aktorja ka lindur në vitin më 7 gusht, 1975 në Afrikën e Jugut dhe njihet edhe për performancat e shkëlqyera si modele dhe kërcimtare.
Madona dhe Rodrigez, takim romantik në nëntor
Edhe pse këngëtarja e popit Madona vazhdon ta mohojë, mediat amerikane e thonë me bindje se ekziston një lidhje mes saj dhe kampionit te bejsbollit Aleks Rodrigez. Sipas këtyre mediave, mes yllit të muzikës dhe lojtarit të famshëm do të zhvillohet një takim muajin e ardhshem, një fundjavë e gjatë dhe e nxehtë në Majemi. Rodrigez dhe gruaja e tij Cinthia u divorcuan në korrik të këtij viti, menjëherë lajmit se bashkëshorti i saj dhe këngëtarja kishin një lidhje sentimentale. Disa ditë më parë bashkëshorti i Madonës, Gaj Riçi bëri të ditur se ata nuk kishin bërë seks që prej 18 muajsh dhe shkaku kryesor ishin orët e tepruara në palestër.
“Burn After Reading” në vend të parë
Komedia kriminale e Xhorxh Kloneit dhe Bred Pitit, “Burn After Reading” është ngritur në majë të “U.K. box Office” që në javën e parë të shfaqjes. Filmi, me regji të Xhoel dhe Ethan Koen ka grumbulluar 2.04 milionë dollarë, duke lënë pas filmin e Shia LaBeouf, “Eagle Eye”, me 1.1 milion dollatë të fituar. Filmi i animuar “Igor” ka zënë vendin e tretë (me 981 dollarë), ndërsa komedia “The House Bunny” dhe trilleri i Kiefer Sutherland, “Mirrors”, kanë mbyllur top-pesëshin.
23 Tetor 2008