E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj ndal Ibrën, por jo Adrianon



Portieri shqiptar Arjan Beqaj, nuk duhet të mërzitet shumë nga sfida e humbur e Anorthosit me Interin (1-0 në “San Siro”), pasi skuadrës qipriote i shënoi një kampion i madh e i rilindur si braziliani Adriano, vetëm një minutë nga përfundimi i pjesë së parë, dhe jo suedezi Zlatan Ibrahimoviç. Goli i Adrianos u realizua pas një krosimi nga e djathta i Maikonit. Në minutën e 27-të, Ibrahimoviç përfitoi pas një gabimi të mbrojtësit grek të Anorthosit, gjuajti nga larg me të djathtën , por gjuajtja e suedezit u prit nga Beqaj. Ibra provoi disa herë, por pa rezultat. Beqaj ndaloi edhe një tjetër emër të madh. Në minutën e 38-të, Ibra dha një asist për Kuarezma, por Beqaj doli me intuitë më përpara se portugezi. Interi morri kryesimin e grupit me 7 pikë, por Anorthosis e ruajti vendin e dytë falë dhe barazimit midis Panathinaikosit e Verder Bremenit.
Kjo ishte ndeshje e tretë historike midis dy ekipeve, teksa dy të parat kanë qenë për Kupën UEFA të sezonit 1993-1994: 1-0 fitoi Interit në Milano, ndërsa ajo në Qipro përfundoi 3-3.
Po në grupin B, Panathinaikos barazoi në Athinë 2-2 me gjermanët të Verder Bremenit. Martesaker (29’) realizoi golin e parë për miqtë. Greku Manxhios realizoi një dopjetë në të 36’ e 68’, por portugezi Hugo Almeida barazoi shifrat në minutën e 83-të.
Në grupin A, Çelsi nuk e kurseu Romën e Luçiano Spaletit, duke fituar 1-0. Kapiteni Xhon Terri ishte dhe autori i golit të ... në minutën e 77-të.
Po në këtë grup francezët e Bordo fituan 1-0 me rumunët simpatikë të Kluzhit. Ishte rumuni Çadu ai që i dhuroi golin Bordosë, kur shnëoi një autogol në minutën e 54-t.
Në grupin C, Barcelona ishte “mbretëresha” e së mërkurës. Epitet janë të pafundme për formacionin katalanas, pas fitores 5-0 në Zvicër me Bazelin e shqiptarit Jurgen Gjasula. Leo Mesi çeli serinë pas katër minutave lojë, për t’u pasuar nga Burgos (15’) e dy rrejta të njëpasnjëshme të talentit tjetër Bojan Kërkiç (22’ e 46’). Ksavi Hernandezi kompletoi pas dy minutash (48’) golin e pestë të skuadrës së Pepe Guardiolës. Sportingu i Lisbonës fitoi 1-0 me Shahktar Donjeck në Ukrainë (gol i Liedson 76’)
Në grupin D, PSV Eindhoven i shkaktoi humbjen e tretë rresht Olimpikut të Marsejës e kapitenit shqiptar Lorik Cana, që mesa duket nuk do të ketë mundësi të kualifikohet edhe për zonën e Kupës UEFA. Koevermans (72’ e 85’) ishte dhe autori i të dy golave.
Atletiko e Madridit i rezistoi 5-herë kampionëve të Europës, Liverpulit, duke u ndalur në një barazim 1-1. Robi Kin shënoi në në minutën për anglezët në minutën e 14-të, ndërsa Simao vendosi ekuilibrin në të 83’.

Grupi A
Bordo-Kluzh 1-0
Çelsi-Roma 1-0
Grupi B
Inter-Anorthosis 1-0
Panathinaikos-Bremen 2-2
Grupi C
Shahktar-Sporting 0-1
Bazel-Barcelona 0-5
Grupi D
Atletiko-Liverpul 1-1
PSV-O.Marsejë 2-0

23 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›