"Timeline, ne kufijte e kohes" vjen ne shqip Majkell Kriston
"Timeline, ne kufijte e kohes", eshte nje nder romanet fantastiko-shkencore me te suksesshem te nje prej shkrimtareve me te njohur sot ne bote, qe shumekush e konsideron si Zhyl Vernin e kohes sone. Ne qender te librit eshte ideja e vjeter e aq intriguese e udhetimit ne kohe. Eksplorimi i asaj qe tashme konsiderohet si "dimensioni i katert" eshte nje ide qe e ka terhequr gjithmone njerezimin. Timeline frymezohet pikerisht prej idese se nje udhetimi te tille, duke kerkuar t`i pergjigjet pyetjes se perjetshme sesi ka qene e shkuara dhe sesi mund te jete e ardhmja, por duke e lidhur kete me nje informacion te gjere per zhvillimet me te fundit te shkences ne kete drejtim.
Historia eshte e thjeshte: ne te nje ardhme te afert kur teknologjia ka bere hapa gjigande dhe kompjuterat kuantike jane nje realitet, nje shkencetar-menaxher i shkelqyer dhe i paskrupullt realizon endrren e tij sekrete duke bere te mundur udhetimet ne kohe. Qellimi eshte qe jo vetem t`i ofroje tregut te merzitur nga udhetimet e zakonshme te satin argetim (teme kjo e trajtuar nga Crichton edhe te Jurasik Park), por pabesisht te munde te kontrolloje sipas qejfit te tij te shkuaren per te sunduar te ardhmen. Gjithcka behet e mundur fale teknologjise se quajtur ITC. Megjithate dicka nuk funksionon gjate eksperimenteve dhe ndodhin nje sere incidentesh, te cilave u dilet qe te mbahen te fshehura deri diten kur nje profesor i njohur arkeologjie zhduket pa pritur dhe tre prej asistenteve te tij me te mire jane "vullnetarisht te detyruar" te shkojne ta gjejne qe ta rikthejne ate mbrapsht.
Te transportuar nepermjet pajisjeve te komplikuara ne kaosin e luftes te nje keshtjelle qe ndodhet e rrethuar gjate luftes njeqind vjecare anglo-franceze, atyre iu duhet te perballen me nje atmosfere aspak kalorsiake te shekullit te 14-te francez, ndermjet luftimeve te pergjakshme dhe intrigave te pallatit. M.Crichton eshte mjeshter ne kapjen e vemendjes se lexuesit dhe nderthurjen e fantazise me aventura marramendese dhe skicim karakteresh te spikatur, ndaj dhe Timeline eshte nje liber per te gjithe. Historia perfshin gjithcka qe nga superkomjuterat e se ardhmes deri te dyluftimet e kaloresve te mesjetes. Fans-at e Crichton-it do ta adhurojne kete liber, por dhe ata te cilet nuk kane lexuar kurre me pare nje histori te Crichton-it nuk do te mund te mos e pelqejne ate.
"Gjithmone kam dashur te shkruaj nje histori kohe-udhetim sidomos sepse mendoj se mund te jete nje menyre shume e mire per te folur per historine, por gjithashtu sepse mund te jete edhe nje aventure e pazakonte", shkruan Michael Crichton, nje nder shkrimtaret amerikane e boterore me te suksesshem te dekadave te fundit.
Cdo liber i tij behet sakaq betseller boteror dhe pjesa me e madhe e tyre, perfshire dhe Timeline, jane bere filma nder me te suksesshmit me regjisore te kalibrit te Steven Spielberg, Blake Edeards, Philip Kaufman, Frank Marshall, Barry Levinston, Richard Donner etj. Ne filmat e realizuar sipas romaneve te Crichton-it kane luajtur aktore te tille te famshem si Dustin Hoffman, Michael Douglas, Demi Moore, Sharon Stone, Donald Sutherland, Antonio Banderas, Sean Connery, Eesley Snipes, Samule L.Jackson e shume te tjere. Nder veprat e tij me te njohura mund te permenden romane te tille si Andromeda, Ngrenesit e te vdekurve (si film me titullin Luftetari i 13-te), Kongo, Sfera, Jurassic park, Sol Levante, Preja, Zbulimi, Bota e humbur etj.
Te dhena
Autori: Michael Crichton
Titulli: Timeline, ne kufijte e kohes
Numri i faqeve: 458
Perktheu nga anglishtja: Virgjil Muci