E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, kete vit 5800 studente te rinj

Luljeta Ndoka
Numri i kuotave qe do t'i propozohen Ministrise se Arsimit per vitin e ardhshem akademik do te jete 5826. Ne kete shifer perfshihen kuotat per pranimin e studenteve me kohe te plote, me kohe te pjesshme (part-time) dhe kuotat e trojeve. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, tha dje se kjo shifer reflekton propozimin per shtimin e 350 kuotave shtese ne krahasim me vitin e kaluar. Keshtu, sipas tij, maturantet qe do te aplikojne per t'u bere studente ne vitin akademik 2008-2009, do te kene me teper mundesi per te ndjekur studimet.
Fakulteti Ekonomik, edhe kete vit, ka me shume kuota te vena ne dispozicion. Keshtu, atij i jane vene ne dispozicion plot 1230 te tilla, nisur nga kerkesat e medha, por edhe nga rendesia dhe kapacitetet qe ka kjo dege. Keshtu, per degen Administrim-Biznes, Universiteti i Tiranes ka propozuar 455 kuota kryesore pranimi. Ne degen Finance, numri i pranimeve eshte po aq sa edhe ne administrim-biznes, ndersa me pas vjen dega e Turizmit, filiali i Sarandes, per te cilin propozohen 100 kuota. Ndersa Ekonomiksi, Informatike ekonomike dhe Administrim-biznesi i Kukesit kane perkatesisht nga 66, 64 dhe 90 kuota pranimi. Me pas, perparesi ka edhe Fakulteti i Gjuheve te Huaja, per deget e te cilit jane propozuar 710 kuota pranimi. Ne kete fakultet triumfon anglishtja, me 180 kuota.
Fakulteti i Drejtesise, edhe pse me nje dege te vetme, pritet te pranoje vitin e ardhshem akademik 600 studente, nese propozimi miratohet nga MASH dhe Keshilli i Ministrave. Nje numer i madh kuotash, i eshte vene ne dispozicion edhe Fakultetit te Shkencave te Natyres. Fizika dhe biologjia do te kene ne dispozicion nga 100 kuota pranimi, informatika dhe matematika nga 80, e deget e tjera nga 60 te tilla. Rektori Dhori Kule deklaroi se per sistemin me kohe te plote, fakultetet e Universitetit te Tiranes kane propozuar edhe 850 kuota part-time ne dy Fakultetet Histori-Filologji dhe ai i Juridikut. Gjithashtu do te kete edhe kuota pa limit ne Fakultetin e Ekonomise ne deget Biznes-Finance dhe ne degen e Biologjise ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Ne degen e Anglishtes, Universiteti i Tiranes ka propozuar nga 25 kuota secili ne filialet e universiteteve ne Sarande dhe ne Kukes. Gjithashtu eshte propozuar qe ne proces te miratimit te strukturave ne Universitetin e Tiranes, dega e Infermierise te kete 60 studente ne filialin e Kukesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›