E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i 16 afganëve ka humbur memorien

Ushtari amerikan, Robert Bejls, i cili më 11 mars vrau 16 civilë afganë ndërsa flinin, mes tyre 9 fëmijë, deklaroi se ka humbur kujtesën. Avokati i tij mbrojtës, Xhon Henri Braun, e konfirmoi këtë deklaratë pas një takimi me ushtarin 38-vjeçar në burgun ushtarak, i cili ka zgjatur rreth katër orë. Duke u përballur me gazetarët pas këtij takimi, Braun ka deklaruar se klienti i tij  nuk e mban mend incidentin. Atij nuk i kujtohet asgjë nga ajo mbrëmje. Kjo do të thotë se vuan nga amnezia, tha Braun, duke shtuar një tjetër pikë në favor në mbrojtjen e tij. Nëse gjykata e shpall fajtor, ushtari veteran në Irak e Afganistan, Bejls,  mund të përballet me dënimin me vdekje. Xhon Henri Braun, një avokat me famë për sigurimin e mbrojtjeve të rasteve të vështira në SHBA si ai i vrasësve serialë, do ta bazojë mbrojtjen në stresin post traumatik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›