Tirane arrestohet pedofili 65 vjecar

Një 65-vjeçar i martuar dhe baba i 5 fëmijëve është arrestuar nga policia se ka rrëmbyer me anë të mashtrimit një të mitur 13-vjeçar dhe e ka detyruar të kryejë vepra të turpshme me të.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të dielës, kur është denoncuar largimi në rrethana të dyshimta të të miturit me iniciale G.F.
I mituri kishte qenë në shoqëri të disa bashkëmoshatarëve të tij në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, kur 65-vjeçari Ndue Luka, i është afruar dhe ka nisur ta joshë me anë të mashtrimeve. Së bashku me të miturin Luka është drejtuar në këmbë për nga Kodrat e Liqenit Artificial. Shokët kanë lajmëruar të afërmit e të miturit, të cilët bënë edhe denoncimin në polici. Shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës janë vënë menjëherë në ndjekje të 65-vjeçarit dhe e kanë kapur teksa kryente vepra të turpshme me të miturin në kodrat e liqenit.
65-vjeçari, me origjinë nga Puka dhe banues në Paskuqan të Tiranës, është siguruar në ambjentet e izolimit të komisariatit. Sipas burimeve Luka ka pretenduar se ka qenë nën efektet e alkoolit dhe se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.