Timoshenko shpallet fajtore per furnizimin e gazit

Nën masa të rrepta sigurie, në Kiev u mbajt seanca e fundit e gjyqit kundër ish-kryeministries Julia Timoshenko. Ikona e revolucionit portokalli u shpall fajtore. Për gjykatën në Kiev ish-kryeministreja ka abuzuar me pushtetin në vitin 2009 kur miratoi furnizime me gazin rus me cmime më të rritura pa u konsultuar paraprakisht me qeverinë.
“Nuk është gjykatësi por Viktor Janukovic ai që po jep vendimin”, deklaroi para fillimit të procesit ish-kryeministrja. “Pavarësisht këtij vendimi do të vazhdoj luftën time në një mënyrë efikase për një të ardhme më të mirë europiane të Ukrainës, për liri e drejtësi”, tha ajo.
Timoshenko, protagonistja e revolucionit portokalli rrezikon një dënim deri në 7 vjet burg. Për dhjetëra mbështetës të mbledhur para gjykatës, vendimi është politik. Ndërsa për analistët, burgosja e Timoshenkos do të ndikojë pashmangshmërisht në marrëdhëniet e Kievit zyrtar me Rusinë dhe Bashkimin Evropian.
Delina Bitraku