Me tre gjoba te bllokohet leja e qarkullimit

Ata që kanë më shumë se tre gjoba do t’u merret leja e qarkullimit e deri në bllokim automjeti. Në një kohë kur në kryeqytet janë shënuar 348 aksidente nga të cilat kanë humbur jetën 35 persona, policia rrugore paralajmëron për vazhdimin e të tjera masave për penalizimin e atyrë që shkelin rregullat.
Kështu shërbimet rajonale të njësive rrugore priten të vazhdojnë aksionet për vjeljen e gjobave të papaguara, por kësaj here ata të cilët kanë më shumë se tre gjoba do t’u bllokohet leja e qarkullimit pasi konsiderohen si subjekte të rrezikshëm për rrugët. Në një intervistë për Albanian Screen, inspektori i qarkullimit rrugor Selami Kapedani tha se personat të cilët kanë 1 deri në 2 gjoba, do t’u bëhet apel nga ana e shërbimeve për pagimin e tyre, por ata të cilët kalojnë 3 detyrime do t’u merret leja e qarkullimit e deri në bllokim automjeti.
“Një drejtues mjeti që ka mbi 3 gjoba i merret leja e qarkullimit ndërsa pjesa tjetër, bëhet me dije qytetari, i cili shkon paguan gjobat. Gjatë kësaj periudhe 9-mujore janë bllokuar 2882 mjete për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor. Janë pezulluar 1357 leje drejtimi dhe këto për shkelje të ndryshme, kryesisht për konsumin e alkoolit dhe për tejkalim shpejtësie. Janë konfiskuar 148 mjete, të cilat kanë rezultuar pa dokumentat e nevojshme, të cilat kalojnë në rezervat e shtetit”, thotë Selami Kapedani, Komandant i Qarkullimit Rrugor, Tiranë.
Brenda këtij 9 mujori shërbimet e policisë rrugore dhe ato të task forcës së autostradave kanë vendosur një total prej 115 mijë e 613 gjobash vetëm në kryeqytet me një vlerë prej 33 milionë lekësh.
Jul Kasapi