Timothy Geithner dhe lufta mes dy zjarresh
Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - Anëtarët e kongresit akuzojnë sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner, se ka përkëdhelur Uoll Stritin, ndërsa kjo e fundit e akuzon Geithnerin se ka nxitur socializmin. Megjithatë, kur librat e historisë të shkruhen, Geithner do të njihet si një nga personat kryesorë të administratës Obama në luftën e saj për të ndrequr ekonominë dhe rregullimin e sistemit financiar. Ekonomikisht, plani i Geithnerit ka funksionuar më së miri dhe ka qenë më ekonomiku i mundshëm. Por politikisht, ai kërcënon të minojë presidencën Obama. A është Geithner një shërbëtor guximtar publik që po bën gjënë e duhur? Apo vitet e tij si aktor në financat globale e kanë bërë atë ngurrues për të ndryshuar një industri që ka nevojë për një reformë thelbësore? Tetorin e shkuar, ditën pasi mesatarja e “Dow Jones Industrial” u ngjit me 10 000 pikë për herë të parë që kur ekonomia ra në recesion një vit më parë, Timothy Geithner u shfaq në një konferencë të organizuar nga “The Economist” në zemër të zyrës financiare në Manhatan. Që prej atëherë, Geithner u shndërrua në një figurë shumë të diskutueshme për rolin e tij qendror në formësimin e përgjigjes së qeverisë ndaj krizës që kishte mbërthyer vendin, fillimisht si president i Bankës Federale të Rezervave të Nju-Jorkut dhe më pas si sekretari i Thesarit të presidentit Obama. Në disa zyra të Uashingtonit, ai shikohet si një nxitës, pa asnjë qindarkë në xhep, i Uoll Stritit, njeriu që konspiroi së bashku me Henry Paulson, ish-sekretarin e Thesarit dhe ish-drejtorin e “Goldman Sachs” se kishte shpërdoruar triliona dollarë të taksapaguesve amerikanë, që dikur konsideroheshin “shkaktarët e dëmshëm të pasurisë së madhe të vendit”. Në kongres, Geithner është subjekti i rrallë me të cilin disa republikanë dhe demokratë arrijnë të bien dakord. Ata janë dakord për një gjë: Që ai të japë dorëheqjen. Që prej debutimit të tmerrshëm të Geithnerit në publik në shkurt 2009 me një fjalim ku vihej theksi tek plani i Shtëpisë së Bardhë për të ndalur krizën, tregu u përgjigj me një rënie prej 382 pikësh. Gjatë një konference ku të pranishëm ishin bankierë, avokatë dhe njerëz të mëdhenj biznesi, Geithern mbajti një fjalim në kohën kur Dau Xhons arriti të kalonte 10 000 pikët. Kjo ngjarje ndodhi me një auditor të kulturuar dhe studentë që një ditë aspirojnë të ulen në qendrën financiare të Manhatanit. Geithner u intervistua nga një revistë. Ai ishte i lumtur atë ditë dhe u shpreh se qeveria kishte arritur të vendoste kushtet për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe rritjen ekonomike të tij. Ai theksoi, gjithashtu, se sa e bën zakonisht në Uashington shumën e madhe të parave që ishte derdhur në sistemin financiar për të mbështetur këtë objektiv. “Ishte një hap shumë i rëndësishëm”, - shtoi ai dhe tha se tashmë nuk do të kishte asnjë pengesë që ekonomia e vendit të ecte përpara. Strategjia e tij u përkufizua vetëm me dy fjalë: “Të parët dhe rritje”. Faktikisht, ai u shndërrua në personin e vetëm që mund të ndreqte sistemin. I pyetur për tiu përgjigjur një deklarate të një zyrtari të Thesarit, që mungonte një reformë dhe ndërhyrja qeveritare për llogari të bankave nuk do bënte gjë tjetër vetëm do të përkeqësonte problemin, ai nuk e mohoi. “Absolutisht korrekte”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010