Izraeli poshtëron Bidenin
Autori i Lajmit: Redaksia
Njerëzit duket se mendojnë për një sjellje përçmuese ndaj SHBA-së nga qeveria izraelite apo se shqetësimet për politikën “Bëje vetë Cheney” për arritjen e paqes janë deri diku një funksion i një procesi që në dukje nuk është antisemitizëm, por është diçka më e errët. Ata janë të vërtetë dhe janë të rrezikshëm: Disa orë pasi zëvendëspresidenti amerikan, Joseph R. Biden Jr., u zotua se Amerika do të garantonte mbështetjen për sigurinë e Izraelit ditën e martë, ministri i Brendshëm izraelit, lajmëroi se do të ndërtonte 1600 banesa të reja për hebrenjtë në Jeruzalemin Lindor. Ditën e tij të parë Biden e nisi me mbështetje duke pohuar përkushtimin absolut të administratës Obama për sa i përket sigurisë së Izraelit. Nga fundi i ditës, toni i zotit Biend pësoi një ndryshim. Ai lëshoi një deklaratë ku dënonte nisjen e procesit të ndërtimit të shtëpive duke thënë: Veprimi i njëanshëm, i ndërmarrë vetëm nga një palë, nuk mund të paragjykojë rezultatet e negociatave për çështjet e statusit të përhershëm”. Zoti Biden i dënoi këto lëvizje duke i quajtur një “hap që minon besimin që neve na duhet kaq shumë në këto momente”,... Zv.presidenti amerikan përsëriti një qëndrim që SHBA e kishte shprehur dhe më parë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Duke folur pas bisedimeve në Ramallah me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, zoti Biden tha se SHBA-ja do tu kërkonte llogari të dyja palëve për deklarata, veprime, apo rritje tensionesh. Por negociatori palestinez, Saeb Erekat, tha se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për të ndryshuar vendimin e Izraelit. Udhëheqja palestineze ka vënë në pikëpyetje çështjen nëse ka kuptim të rihapen negociatat me qeverinë e Izraelit, pas njoftimit të këtij të fundit për të miratuar ndërtimin e shtëpive të reja në Jeruzalemin Lindor.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010