E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tingujt e Adriatikut” mbledhin te vegjlit nga Ballkani

Durrësi ka qenë qyteti ku janë mbledhur fëmijët nga Ballkani në festivalin e tyre në edicionin e 6-të “Tingujt e Adriatikut”, ku janë ngjitur në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhjetëra nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit, ndërsa nuk kanë munguar edhe fëmijët e ftuar nga Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Plot 12 këngët konkurruese sollën botën e madhe dhe interesat e fëmijëve jo vetëm me tekstet e këndshme, por edhe me muzikën profesionale të autorëve të njohur shqiptarë si Alfred Kaçinari, Flori Mumajesi, Edmond Zhulali, Agron Xhunga etj. Këngëtarët e vegjël Aurora Kapo, Nada Bregu, Serena Murati, Xhesika Zalla, Florinda Barushi, Myrgen Xhaferraj etj. u shoqëruan nga trupa e valleve të QKF, e cila tashmë njihet për prezantimet e saj brenda dhe jashtë vendit. Prindërit dhe fëmijët pjesëmarrës duartrokitën veçanërisht këngëtarët 55-vjeçarë Iliriana Beqiraj dhe Ylli Çiftja, të cilët së bashku më këngëtarët e vegjël rikthyen këngët që ata vetë kanë interpretuar në festivalet e fëmijëve të fundviteve 1960. Në fund të konkurrimit, me çmimin e parë u vlerësua kënga “Mësuesja dhe celulari”, kompozuar nga Ylli Ramzoti me tekst të Agim Bajramit dhe interpretuar nga këngëtarja e vogël Ester Zahiri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›