E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana – Haxhiaj, kontakte për lojtarë

Tirana është në kërkim të lojtarëve cilësorë për të kompletuar nj skuadër të denjë për titullin. Presidenti i radhës i bardhebluve, Refik Halili dhe drejtues të tjerë të Tiranës do të bisedojnë sot në mbrëmje në hotel "Rogner Europapark" me menaxherin e njohur të FIFA-s, Sokol Haxhiaj, i cili ndodhet prej ditës së sotme në kryeqytetin shqiptar pas përfundimit të transferimit të kosovarit Blerim Rrustemi te Alki i Qipros.
Tema e bisedimeve mund të jetë edhe transferimi i Andi Lilës te Tirana, por edhe plotësimi i disa nevojave urgjente të Tiranës me lojtarë nga kampionatet e huaja.
Agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhiaj ka realizuar transferimin e Jahmir Hykës te Mainc 05 në Gjermani, Klodian Duros te Omonia në Qipro, Isli Hidit e Admir Telit, të dy te Alki në Qipro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›