Valon Behrami transferohet te Uest Ham

Futbollisti me origjinë nga Kosova Valon Behrami është lojtari i ri i ekipit anglez të Uest Hemit. Të dyja palët duket se kanë arritur marrëveshjen, dhe të hënën lojtari pritet të jetë në Londër për të bërë prezantimin dhe për të kryer vizitat mjekësore
Kështu, mbrojtësi ka zgjedhur Anglinë mes disa ofertave nga Italia, dhe Gjermania dhe do të transferohet në ekipin londinez. Zviceriani i natyralizuar ka nënshkruar një kontratë prej pesë vjetësh, ko do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër klubi i Uest Hemit do të derdhë në arkat e Lacios 6 milionë euro.
Edhe pse fillimisht presidenti bardhekaltër nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje, në fund duket se gjithcka është zgjidhur. Behrami do të bëhet e klubit londinez. Ai do të bashkohet me ekipin në javën e ardhme, pasi Uest Hemi ndodhet ën Amerikë për një turne.