E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia Milioneri tri cmime ne Gjilan

U mblodhen pas 20 vitesh dhe shfaqja e tyre do te fitonte 3 cmime ne nje festival mbarekombetar. Pak dite me pare u zhvillua ne Gjilan Festivali i Drames Shqipe ku moren pjese 8 trupa teatrore. Trupa e Teatrit Bylis u shpall fituese e tri cmimeve me dramen satire me autor dhe regji te Pellumb Kulles Milioneri. Aktori i njohur Luftar Paja u shpall si aktori me i mire i festivalit. Por Paja nuk do ta mbaje cmimin per vete ai e ndan ate me gjithe trupen duke filluar qe nga regjisori tek aktoret Hasan Bregu Xhulieta Kulla Todi Llupi Arqile Lipe Zana Prifti Gezim Shehu Fatmir Xhelili tek me te rinjte Elona Hyseni e Doriana aushi pa harruar skenografin Pano Kondo dhe kompozitorin dhe instrumentistin Fatos Qerimi qe i shtuan vlerat shfaqjes.

Sapo jeni kthyer nga Gjilani ku shfaqja e teatrit Bylis eshte vleresuar me tri cmime...
Gjithcka nisi me bashkimin e trupes se teatrit Bylis te Fierit pas 20 vjetesh. Regjisori dhe autori i shfaqjes Pellumb Kulla na beri propozimin qe te mblidheshim dhe njehere te gjithe si njehere koha. U mblodhem te gjithe artistet e vjeter dhe ngritem shfaqjen e titulluar Milioneri. E punuam me shume deshire pasi shihnim qe edhe mbeshtetjen e kishim shume te madhe nga spektatori fierak i cili na kujtoi kohet e vjetra por edhe mbeshtetja nga Teatri i Fierit por mbeshtetje me te madhe kemi pasur nga kryetari i bashkise Baftjar Zeqo i cili eshte i apasionuar pas artit dhe kultures. Pasi dhame 13 shfaqje ne Fier 3 ne Teatrin Kombetar ne Tirane morem pjese ne Festivalin e Gjilanit Talia e flakes ku moren pjese 8 trupa nga hapesirat shqipfolese tre nga Shqiperia dhe 5 nga Kosova dhe Maqedonia. Trupa jone mori cmimin Mirenjohja e festivalit Pellumb Kulla u shpall si regjisori me i mire dhe une u vleresova me cmimin e aktorit me te mire.
Cili ishte roli qe ju beri fitues
Mua mu besua roli kryesor i Xha Shaqos i cili eshte nje pensionist qe i ka humbur te gjitha shpresat per te jetuar sepse ndihet i vetmuar ndihet i braktisur nga femijet nga shteti nuk i del pensioni dhe shpresen e ka varur tek blerja e biletave te lotarise. Pas kaq e kaq kohesh pasi nuk po fitonte asgje vendosi ti jape fund jetes. Dhe drama satire fillon pikerisht ne momentin kur xha Shaqo do te pije helmin dhe nderkohe ne televizor shikon numrin fitues te lotarise qe eshte pikerisht numri i tij. Me tej drama zhvillohet ne linjat e saj si korrupsioni braktisja e prinderve nga femijet keqtrajtimi i pensionisteve nga shtetit. Kur sheh qe ka fituar 250 milione leke xha Shaqo shpreson te disintoksikohet por e zhvasin te gjithe nga njera ane mjeket nga ana tjeter femijet shoqeria dhe atij nuk i mbetet me asgje. Komedia mbyllet kur pensionisti merr serish ne telefon farmacistin ku ka blere helmin.
Ju thate se trupa u mblodh pas 20 vitesh perse kaq vone duhet te vinte pellumb Kulla nga Amerika ta bente kete
U desh Pellumbi qe te pergatiste terrenin. Jo se nuk na kish shkuar mendja por mundesite ishin te pakta se te gjitha jane shperndare kush ne Amerike kush ne Greqi Itali por duke vleresuar organizatorin e kesaj ngjarjeje te gjithe nuk diskutuan perfitimin material por ate moral. Dihet qe fondet per artin jane aq te vobekta sa nuk behet me por shpresojme qe ky ligji i ri qe ka bere MTKRS per artin te mos kete fatin e atyre te meparshme por te vihet ne jete. Ndoshta ai 30 qe akordohet nga bashkia do te ndihmoje artistet. E mira e te mirave eshte qe politika ti hedhe syte me shume nga arti sepse pervec leverdise te keqe nuk ka.
Dikur teatri dhe estrada e Fierit ka qene shume aktive cfare ka ndodhur qe nuk ndihet me si me pare
Njerezit jane shperndare. Ne ekonomine e tregut te gjithe kerkojne te sigurojne te ardhurat materiale. Ne radhe te pare eshte familja. Nuk mund te perballohet jetesa me 25-26 mije leke te reja qe merr nje artist ne teatrot e rretheve. Ka edhe aktore nga tanet qe jane larguar ne Itali e Greqi e bejne pune ne te zeze. Artisti i talentuar Arqile Lipe ka punuar si bojaxhi ne Greqi vetem e vetem se nuk ia dilte dot me keto te ardhura por eshte mekat i madh te sakrifikosh talentin per buken e gojes. Dhe si ai ka dhe shume te tjere. Kjo eshte arsyeja pse artistet nuk jane mbledhur me perpara.

mimet

Regjia me e mire Fatos Berisha Prishtine
Shfaqja me e mire Pse me flijojne Prishtine
Artisti me perspektive Erson Mulaj Gjilan
mimi per realitetet e reja teatrore Drama Heshtje Refet Abazi Shkup
mimi per aktorin jo protagonist Afrim Kasapolli Prizren
Drama me e mire Milioneri Teatri Bylis
Aktori me i mire ne rol kryesor Luftar Paja
Aktorja me e mire Sanie Hoti Teatri Aleksander Moisiu
Mirenjohja e Festivalit Talja e Flakes Trupa teatrore e Teatrit Bylis me shfaqjen Milioneri.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›