E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, 200 mijë euro për titullinNë javën e 33-të, java e fundit e sezonit, Tirana, kryesuese e kampionatit të 70-të Kombëtar (65 pikë), do të përballet me Vllazninë, duke pasur një pikë më shumë se kundërshtarët kuqeblu.

Presidenti me rotacion i Tiranës, Refik Halili, mësohet se ka vendosur një super-premio prej 200 mijë eurosh për titullin kampion. Për çdo lojtar kjo do të thotë afro 7 mijë euro nëse arrijnë të realizojnë objektivin për fitimin e titullit të 24-t.

Në javën e 33-të, java e fundit e sezonit, Tirana, kryesuese e kampionatit të 70-të Kombëtar (65 pikë), do të përballet me Vllazninë, duke pasur një pikë më shumë se kundërshtarët kuqeblu.

MEMELLI: Sulmuesi Migen Memelli (29 vjeç, 21 gola këtë sezon): “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Që të dyja skuadrat janë rivale të denjë për titull. Më mungon një gol kundër Vllaznisë”.

AGOLLI- Mesfushori Ansi Agolli (26 vjeç, 5 gola): “Po kaloj një formë të mirë dhe shpresoj shumë që të gjej një gol edhe ndaj Vllaznisë”.

SORRA – Talenti bardheblu, Ergys Sorra (19 vjeç, 1 gol kundër Dinamos): “Tirana është klub i madh, afirmohesh si lojtar. Shpresoj të luaj kundër Vllaznisë”.

E Hene, 18 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›