E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, “gjyq” para “finales” me TiranenTë hënën do të zhvillohet edhe “gjyqi” i presidentit Valter Fushaj me stafin teknik dhe lojtarët për hapin fals me lushnjarët. Masa që pritet: “gjobë” me 30 për qind të shumës të kontratave që kanë lojt

Barazimi i papritur Vllazninë me Lushjnën në “Loro Boriçi” (1-1, java 32) provokoi një masë ekstreme nga drejtuesit e klubit shkodran: “ngrirjen” e 30 për qind të shumës të kontratave që kanë lojtarët me kuqeblutë.

Sulmuesi Xhevair Sukaj nuk do të lejohet të marrë pjesë në stërvitje dhe do të gjobitet për mosimpenjim.

Vetëm në rast se Vlllaznia fiton titullin kampion (i 10-ti në historinë e klubit) lojtarët do të marrin shumën e mbajtur. Kjo si masë presioni për të nxitur lojtarët.

Vllaznia ndodhet në vendin e dytë me 64 pikë, një më pak se Tirana kryesyese, më të cilën do të përballet në javën e fundit të sezonit.

Takimi i tretë sezonal midis dy ekipeve do të luhet në “Qemal Stafa”, teksa dy të parat janë mbyllur në barazimi: 0-0 “Loro Boriçi” dhe 1-1 në “Selman Stërmasi”.

Vllaznia u eliminua nga Tirana në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë: 0-0 në Shkodër dhe 0-1 pas 120 minutave lojë në kryeqytet.

FUSHAJ - Të hënën do të zhvillohet edhe “gjyqi” i presidentit Valter Fushaj me stafin teknik dhe lojtarët për hapin fals me lushnjarët. Masa që pritet: “gjobë” me 30 për qind të shumës të kontratave që kanë lojtarët me kuqeblutë.

DEDA- Trajneri i Vllaznisë, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç, i vetmi teknik i huaj që ka mundur të fitojë kampionat (2000-2001) e Kupë (2008) në Shqipëri: “Shënuam shpejt kundër Lushnjës. Gabuam dhe e pësuam. Kundër Tiranës nuk shkojmë si favoritë, pasi ka ajo ka epërsi një pikë. Nëse duam që të jemi kampionë duhet të japim maksimumin”.

SUKAJ – Sulmuesi shkodran i huazuar nga turqit e Hacettepe Spor te Vllaznia, Xhevair Sukaj (21 vjeç, 10 gola këtë sezon): “Ende nuk di gjë zyrtarisht për vendimin e marrë ndaj meje. Lajmin e kam mësuar nga gazetat”.

E Hene, 18 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›