E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana 3 orë pa drita

Disa lagje të Tiranës sot do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike për tre orë. CEZ Shpërndarje ka bërë me dije se në kuadër të përmirësimit të rrjetit energjetik, do të kryhen sot remonte në nënstacionin e Krabit (Tiranë). Prandaj, sipas CEZ, për këtë arsye, disa lagje të Tiranës, si rr. 5 Maji, Medreseja, ish-Kimikja, Gjimnazi Partizani dhe një pjesë e Babrrusë, do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00-12:00. CEZ informon konsumatorët se të tilla shërbime në nënstacione janë të paevitueshme dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e sistemit të shpërndarjes

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›