Vodafone prezanton BlackBerry në Shqipëri
Vodafone Albania dhe RIM hedhin në treg shërbimin më të ri BlackBerry në Shqipëri. Ky shërbim bashkon telefonat inteligjentë më të përparuar, programet kompjuterike dhe shërbimet që japin mundësinë e aksesit të email-it, kalendarit, web-it, multimedias dhe aplikimeve të tjera të mjedisit të punës dhe të jetës së përditshme nëpërmjet teknologjisë wireless. Vodafone vazhdon të udhëheqë zhvillimin e risive në tregun shqiptar, duke iu ofruar klientëve përfitimet e komunikimeve të avancuara, produktivitetin dhe lehtësinë e realizuar prej telefonave inteligjentë BlackBerry®. Që nga dita e djeshme, Vodafone Albania do të ofrojë telefonat inteligjentë BlackBerry® Curve™ 8310, BlackBerry® Pearl™ 8110, dhe BlackBerry Bold. Të tre këta telefona përfshijnë shërbimin GPS dhe të gjitha shërbimet e tjera të vlerësuar prej përdoruesve të BlackBerry. BlackBerry Curve 8310 është një telefon inteligjent i fuqishëm dhe intuitiv me një tastierë të plotë QWERTY. Ai ka kapacitete të larta të multimedia-s, si dhe përmban shërbimin e integruar GPS që mundëson aplikime me bazë lokale, të tilla si ofrimi i hartave dhe navigimi. Kombinimi i këtyre veçorive në një telefon të avancuar, me kapacitetet më të avancuara teknologjike për email dhe dërgim mesazhesh, kamera dixhitale, media player, shfletues interneti, organizator dhe një gamë aplikimesh shtesë, e bën BlackBerry Curve 8310 një telefon inteligjent të jashtëzakonshëm si për biznes ashtu dhe për përdorim personal.