“Tirana Bank”, nëntëmujori, fitimi para taksës 4.9 milionë euro
“Tirana Bank” ka treguar një performancë mjaft të mirë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009. Fitimi para taksës ka arritur 4.9 milionë euro, duke shënuar një rritje të rëndësishme, krahasuar me tre mujorin e kaluar, ndërsa provigjionet janë rritur në 3.7 milionë euro, 54% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Pavarësisht problemeve të krijuara nga kriza globale, “Tirana Bank” ka arritur të mbajë kreditë me probleme në nivel të ulët, 5.24% e portofolit të kredisë, e cila është më e ulët se ajo e sistemit bankar në Shqipëri. “Tirana Bank” vazhdon të mbështesë klientët e saj me kredi për individë dhe biznese, falë likuiditetit të lartë dhe kapitalit të lartë të mjaftueshmërisë 16.5%. Raporti kredi/depozita shënon 103% në fund të muajit shtator 2009. “Tirana Bank” do të çelë këto ditë 2 degë të reja, pranë qendrave tregtare “Citypark” dhe “Megatek”.