E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, shpresa e fundit e Hamburgut

Besart Berisha është shpresa e fundit e tifozëve të Hamburgut, të cilët para fillimit të sezonit e kishin parë skuadrën e tyre si një kandidat për titullin e kampionit, ndërsa krejt ndryshe është gjendja tani, kur skuadra e drejtuar nga Thomas Doll është në pozitën e parafundit të renditjes së Bundesligës.
E përditshmja gjermane "Die Taggeszeitung" shkruan në numrin e saj të ditës së hënë se tifozët e Hamburgut kanë humbur durimin me skuadrën e tyre. "Durimi i tyre nuk zgjati më shumë sesa pauza pas përfundimit të pjesës së parë. Ata filluan të brohorasin emrin ‘Besart Berisha'. Shpresat e tyre tashmë janë tek sulmuesi i ri dhe pak i njohur, i cili në sezonin e fundit kishte luajtur në kampionatin danez", shkruan "Die Taggeszeitung" për ndeshjen që Hamburgu e kishte humbur të shtunën nga Bayern Munich. "Dhe thirrjet e publikut u dëgjuan. Ai hyri në fushë. Berisha ishte i vetmi futbollist që u duartrokit nga tifozët, kur po hynte në fushë. Kur trajneri Doll futi në lojë Danijel Ljubojan dhe Mario Fillingerin, tifozët nuk reaguan fare", vazhdon e përditshmja gjermane.
Një gjë është e qartë. Besart Berisha ka fituar tashmë zemrat e tifozërisë së Hamburgut, por këtë duhet ta bëjë edhe me trajnerin Thomas Doll, i cili akoma nuk i ka dhënë shansin sulmuesit të Kombëtares shqiptare që të fillojë një ndeshje si titullar. Një gjë e tillë duket se nuk është larg që të ndidhur, pasi sulmuesit si Ljuboja, Guerrero e Sanogo që i kanë kushtuar disa miliona Hamburgut, nuk po arrijnë që të bëjnë asgjë për të shpëtuar nga kriza skuadrën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›