Luftë pa kompromis Mancester-Çelsi. Golat ndeshjes

Barazimi në "Old Traford", në ndeshjen më tërheqëse në Ligën e Parë, midis Mancester Junajtid dhe Celsit, ruajti të pandryshuar largësinë prej tri pikësh, midis dy rivalëve për titull. Teknikët rivalë, Ferguson dhe Murinjo, që e shtyjnë këtë raport dhe deri në sulme larg etikës sportive, janë bashkuar në një pikë pas barazimit 1:1 të skuadrave të tyre. Me i fituar ka dalë Celsi, i zhgënjyer Mancester Junajtid. Dy të mëdhenjtë e futbollit anglez, duhet të mbrojnë atë që kanë krijuar pas 14 javesh për të shmangur një rikthim që mbart kërcënime nga Arsenal dhe Liverpul. "Sezoni ne vazhdim do të jetë një luftë pa kompromis midis Mancester Junajtid dhe Celsit. Por është shumë shpejtë të mendohet se kjo është pista e vetme me dy korsi". Tekniku portugez është larguar pa zhgënjim nga "Old Traford" dhe pse u arrit vetëm barazimi: golin e Sahas e anulloi mbrojtësi portugez Karvalho. Mancester Junajtid mund të kishte siguruar një avantazh jo të vogël psikologjik, nëse do të kishte shfrytëzuar avantazhin "Old Traford"
Goli i parë:
Man Utd Vs Chelsea - 1-0 Saha! - video powered by Metacafe Goli i dytë :
Manu Vs Chelsea - 1-1 Carvalho - video powered by Metacafe
Man Utd Vs Chelsea - 1-0 Saha! - video powered by Metacafe Goli i dytë :
Manu Vs Chelsea - 1-1 Carvalho - video powered by Metacafe