E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli: “Komplimentat u përkasin gazetarëve, mua golat”

"Migen Memelli ishte ylli i Branit në ndeshjen kundër Helsingborg" ,m kështu shkruan një ndër sitet më popullorë në Norvegji, bt.no. Migen Memmeli është shëndrruar në heroin e medias norvegjeze dhe në Bergen ëshëtë futbollistin me popullaritetin më të madh. Goli i shënuar kundër Helsinborg (2-2) i ka dhënë kryesimin e përkoshëm Sk Bran, me 4 pikë po aq sa Helsinborg, në dy ndeshje. "Nuk më pëlqejnë dhe aq shumë titujt e gazetave. S'janë epitete që më shkojnë përshtat mua. E rëndësishme për mua janë golat", u shpreh Memelli ekskuzivisht për Albania-sport.com. "Në të vërtetë, ndihem edhe pak i mërzitur. Nuk na falej barazimi. Na duhet të vazhdojmë akoma më shumë punën". Shumë prej gazetave përmes siteve të tyre, i kanë thurur elozhe shqiptarit si: ba.no, bt.no netavisen.no. "Tani presim Odensën dhe Rozemborg dhe më pas shkojmë në Helsiborg në ndeshjet e Grupit 1 të Royal Ligë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›