Tirana-Dinamo starti i "zjarrtë" i Superligës
TIRANE-Pas dy javësh pushim, Superliga do të rikthehet ditën e nesërme me katër sfida tepër të rëndësishme, që lidhen thuajse të gjitha me zonën e ftohtë të klasifikimit. Takimi kryesor do të jetë ai i "Qemal Stafës" mes Tiranës dhe Dinamos, një derbi që shpesh ka vendosur titullin kampion, por që këtë herë vjen në një moment jo shumë të mirë për dy skuadrat e kryeqytetit. Bardheblutë kanë 37 pikë në renditje, 1 më shumë se Dinamo. Dy skuadrat duken të qeta në renditje, por gjithsesi, diferenca prej 8 dhe 9 pikësh nga vendi i 9-të, bën që ato të kërkojnë fitoren e sigurisë. Por, më shumë sesa gjendja në renditje, ajo që të bën të mendosh për një superndeshje, janë faktet e ndodhura në përballjet e fundit. Në dy sezonet e fundit, përplasjet Tirana-Dinamo kanë dhuruar shpesh polemika, madje edhe grushta e tension. Në fakt, Superliga nuk do të gjente një start më të mirë sesa ky, pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
Andi Lila
Shihej si një nga lojtarët që mund të bënte diferencën në fushë, pas asaj forme të mirë të treguar në ndeshjen e kombëtares kundër Bjellorusisë, por Andi Lila nuk do të jetë fare në derbin e nesërm ndaj Tiranës. Pas deklaratës së bërë dy ditë më parë nga shefi i klubit bardheblu Rauf Dimraj, se mbrojtësi kavajas do të ishte rregullisht në fushë, dje FSHF ka zyrtarizuar pezullimin e tij për arsye kartonash. "Normalisht duhet ta dinim vetë, por ne pyetëm në FSHF dhe Lila na del që ka karton e nuk mund të luajë", sqaroi drejtori teknik i Tiranës Alban Tafaj. Edhe për Federatën, futbollisti bardheblu nuk do të luajë, ndonëse ky institucion nuk i ka nxjerrë ende emrat e atyre që nuk do të jenë në fushë për takimet e kësaj fundjave. "Lila është ndëshkuar me karton në ndeshjen me Shkumbinin dhe ka plotësuar numrin, kjo është e verifikuar", tha shefi i Sektorit të Garave Ilir Shulku. Edhe vetë futbollisti, i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, pranoi se ka marrë të verdhë në takimin e fundit, ndonëse u mendua se ai iu dha Lilajt. "Po, u ndëshkova, por mendova se mund të luaja. Gjithsesi, sot (dje) mora vesh që jam i pezulluar", tha Lila.
Dinamo
Edhe pse nuk po kalon një formë të mirë, Dinamo duket ende një skuadër e aftë të përballet denjësisht me Tiranën në derbi. Blutë u duk se e lanë pas momentin e keq, pas fitores me Elbasanin, por menjëherë erdhi humbja në Laç, që i tregoi kësaj skuadre se ende nuk i ka kaluar problemet. Në këtë mënyrë, kriza e skuadrës kampione duket se nuk ka mbaruar. Për Dinamon nuk do të jetë i gatshëm argjentinasi Malakarne, i pezulluar, ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit do të jetë në dispozicion të Mërgjyshit. "Është një derbi dhe duhet të japim gjithçka për ta fituar", deklaroi ditën e djeshme mesfushori Igli Allmuça.
(d.b/BalkanWeb)