Kryendeshja zhvillohet në Pejë
Mesjava do t’i sjellë ndeshjet e xhiros së 23-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Katër ndeshje, sa janë në program të luhen, do të zhvillohen të mërkurën.
Pa dyshim, kryendeshja e kësaj xhiroje do të luhet në Palestrën e Sporteve ‘Karagaçi’ në Pejë, ku verdhezinjtë e presin Trepçën.
Pejanët, të cilët do të mundohen ta ruajnë pozitën e dytë deri në fazën e play-offit, kërkojnë fitore në këtë përballje. Mirëpo, mitrovicasit nuk do të udhëtojnë në Rrafshin e Dukagjinit me ‘flamur të bardhë’.
Sigal Prishtina ka mundësi t’ua japë rastin basketbollistëve që kanë minutazh më të vogël në përballje me Mitrovicën e pafuqishme, kurse Bambi shihet si favorit ndaj Kosovës.
Ndeshje e paqartë pritet të jetë ajo ndërmjet Bashkimit dhe Kolegjit EuroSport, ku fituesi mund të dihet në momentet e fundit.
BKT Superliga – Java 23
E mërkurë
Peja– Trepça14:00
Bambi – Kosova18:00
Bashkimi – Kolegji EuroSport18:30
Sigal Prishtina – Mitrovica19:00