E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juninho kthehet në atdhe

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 19:28

Si zakonisht, futbollistët kthehen në vendlindje për ta përfunduar një karrierë të suksesshme dhe të trofeshme. Pas Ronaldinhos, Adrianos e Luis Fabianos këtë rrugë pritet ta ndjekë edhe mesfushori Juninho, i cili planifikon të kthehet në kampionatin brazilian që nga muaji qershor.

Ish futbollisti i Lyonit, i cili së fundmi ka luajtur në Dubai, ka arritur marrëveshje me ekipin ku i bëri hapat e para si profesionist, Vasco da Gama. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i 36 vjeçarit, Jose Fuentes, për të përditshmen braziliane ‘O Globo’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›